Himara, tre studente lënë spitalin, ende në koma vajzat në Vjenë
Tiranë- Një javë pas aksidentit tragjik të Himarës tre nga vajzat që ndodheshin për kurim në Spitalin Ushtarak kanë lënë sot ambientet e tij.
Mësohet se gjendja e tre vajzave, Besjana Danit, N. Gjobos dhe Shegushe Hagos është përmisuar ndjeshëm dhe mjekët morën vendimin se mund të shkojnë në shtëpitë e tyre.
Ndërkohë që nëntë vajzat e tjera do të vijojnë qëndrimin në Spitalin Ushtarak deri në përmisimin e plotë të shëndetit të tyre.
Po sot pritet të mbërrijë në Tiranë Elidiona Gjinaj nga spitali i Vlorës e cila do t’i nënshtrohet një operacioni për plagët e marra në kokë. Gjithashtu ditën e sotme mjekët e Vlorës do të vendosin nëse do të transferohet në Spitalin Ushtarak edhe Adjola Muzaka.
Mjekët e US-së bëjnë me dije se dy vajzat që ndodhën në Vjenë, Eriselda Gubere dhe Florije Peci vijojnë të jenë në gjendje komatike edhe pse situata e tyre shëndetësore është më e mirë. Në aksidentin e Himarës humbën jetën 13 persona, shumica studente të Elbasanit, dhe mbeten të plagosura mbi 20 të tjera.
/IDEA/