Kriza e Euros, Koha për vendim në Berlin, po aq sa në Athinë
Evropë- Nëse Eurozona tkurret tregjet dikur robër të Gjermanisë do të bëhen të varfët për të importuar dhe eksportet gjermane do të kenë çmime më të larta. Kështu e nis shkrimin e saj ‘The Guardian’ e cila liston disa nga faktorët se përse Gjermania duhet të pranojë se masat e saja fiskale kanë dështuar në Eurozonë.
Gjermania javen e shkuar e gjeti veten në gjendje të merrte hua për dy vjet në normën e ulët 0.07%. Shumë e mirë, por mesazhi i vërtetë i Angel Merkel dhe kolegëve të saj mund të merret me faktin se monedha e vetme thjesht nuk është duke funksionuar.
Gazeta parasheh se të gjitha paratë do të rrjedhin në një drejtim, në drejtim të Gjermanisë. Por sipas saj ky pozicion i Gjermanisë nuk mund të jetë i qëndrueshëm. Në darkën e së mërkurën në Bruksel Mariano Rajoy i Spanjës po ‘ulëriste’ se vendi i tij nuk po mundet të paguajë. Francois Holland i Francës edhe Mario Monti duan të shohin futjen e eurobondeve, një sistem i lëshimit të përbashkët të borxheve. Por lutjet e tyre deri tani s’kanë marrë një përgjigje pozitive sepse Gjermania nuk është e bindur…
‘Ngurrimi i saj është kuptueshëm i qartë. Së pari, interesi i shpenzimeve të Gjermanisë do të rritet, ndoshta nga 50 miliardë euro në vit, nëse anëtarët e Eurozonës do të marrin hua në mënyrë kolektive në vend të shteteve inividuale. Dhe në rast se një vend vuan krizën qeveritë e forta siç është Gjermania do të ndodhen në grackë.
Së dyti, eurobondet së paku në mishërimin e tyre të pastër do të kërkojnë integrimin masiv të taksave dhe politikave të shpenzimeve, ndoshta përtej kushteve të paktik fiskal të sponsorizuar nga Merkel.
Së treti, votuesit gjermanë do të kundërshtojnë fuqishëm, pasi atje ekziston një mit se post-ribashkimi i Gjermanisë i ka sjellë vendit avantazhet që ka dhe se bashkimi në Euro ka qënë thjesht një rastësi’- shkruan gazeta.
Një plan i imponuar nga Merkel ishte ai i një stili gjerman i reformave në Greqi, Berlini beson se këto reforma kanë qënë në zemër të suksesit të vet. Propozimet janë bazuar mbi masat e miratuara në post-ribashkimin me Gjermaninë Lindore dhe ende se pranojnë transferimet fiskale nga perendimi në lindje u bënë nëpërmjet një solidariteti taksash të rënda.
Në artikull thuhet se receta politike e vendosur nga Merkel dhe Sarkozy në katër vitet e fundit tn Evropë ka dështuae: shumë vende janë afër recesionit, ndërsa borxhet e Greqisë, Portugalisë, Irlandës dhe në rritje të Spanjës dhe Italisë mbeten të papagueshme.
Gjermania ka gëzuar një treg të madh dhe fitimprurës më fqinjët në Eurozonë gjatë dekadës së fundit, sidomos në industrinë e automjeteve. Tregjet valutore në rast dalje të Greqisë mund t’i bëjnë mallrat gjermane më të shtrenjta për konsumatorët jashtë Evropës, në SHBA dhe Lindjen e Largët. Me fjalë të tjera në këto kushte Gjermanisë i duhet të vendosë nëse është e gatshem të paguajë një taksë solidariteti në një shkallë më të lartë, kur kanë mbetur vetëm tre javë për të shkuar deri në zgjedhjet greke e kur anketat e opinionit publik grek sugjerojnë palën e antimasave shtrënguese si fituese. Tanimë-vjion gazeta- është koha për vendim në Berlin, po aq sa në Athinë.
Dorina Bilbili/IDEA/