Romët e Elbasanit protestojnë për zhvendosjen e tregut
Elbasan- Tregtarët rom në qytetin e Elbasanit kanë protestuar ditën e sotme kundër transferimit të tyre drejt një tregu tjetër. Policia bashkiake prej tre ditësh ka kërkuar që romët të transferohen drejt një tregu të ri ku për të shitur mallrat e tyre.
Ata kanë mbyllur tregun ekzistues duke i drejtuar romët në një tjetër 200 metra larg aktualit. Por romët pretendojnë se tregu i ri ka një qera të shumëfishuar dhe ata nuk mund ta përballojnë dot.
Tregtarët që shesin kryesisht mallra të përdorura kërkojnë nga bashkia që të rishikohet vendimi pasi për ta kjo do të thotë ‘dalje në mes të katër rrugëve’. Nga ana tjetër bashkia ka bërë të ditur se tregu i ri është shumë pranë aktualit dhe ska arsye që romët ta kundërshtojnë vendimin pasi tregu i ri plotëson të gjitha standartet.