Himarë, ngrihet busti i Gumës me flamur grek
08/08/2011 Përkujtohet vdekja e Aristotel Gumës, të pranishëm Dule e Bollano
Pa asnjë incident, në qytetin e Himarës u zhvillua dje ceremonia përkujtimore e vdekjes së Aristotel Gumës, i cili humbi jetën vitin e kaluar në një aksident rrugor, por që u interpretua nga qarqet nacionaliste si vrasje për motive etnike. Ndërsa në oborrin e kishës së Himarës u zbulua një bust i tij, ku disa të rinj, të veshur me kostume popullore, kanë qëndruar pranë bustit të mbuluar me flamurin grek. Busti i Aristotel Gumës ka ardhur nga Greqia dhe është vendosur në këtë kishë. Pak ditë më parë në Himarë është zhvilluar një debat në lidhje me këtë çështje, pasi “OMONIA” propozoi vendosjen e një busti për Aristotel Gumën, ndërsa këshilli bashkiak nuk ka miratuar lejen për ndërtim. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të minoriteteve greke Vasil Bollano dhe të PBDNJ-së Vangjel Vule. Një vit më parë vdekjen e Gumës policia e cilësoi si vrasje me dashje, ndërkohë që Ilir Muka, autor i aksidentit, tha në gjyq se ishte vetëm një aksident pa dashje. Ngjarja përfshiu në debat instancat më të larta të shtetit grek me atë shqiptar. Ndërsa kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, Kryepeshkopi Anastas Janullatos, e konsideroi ngjarjen si kërcënim për bashkëjetesën fetare.
Reagon “Aleanca Kuqezi” dhe PDIU-ja për ceremoninë në Himarë
Ngritja e bustit së Gumës provokim i qarqeve greke
Aleanca Kuqezi ka reaguar dje në lidhje me ngritjen e bustit të Aristotek Gumës të mbuluar me flamuj grekë në kishën e Himarës, duke e quajtur një provokim të radhës ndaj shqiptarëve. “Busti i Gumës vendoset arbitrarisht nga OMONIA. PBDNJ-ja po sfidon ligjet dhe shtetin. Grekët me këtë provokim po provokojnë durimin e shqiptarëve”, - thuhet në deklaratën e lëvizjes “Aleanca Kuqezi”. Sipas AK-së, vendosja e këtij busti është provokacioni i radhës me eshtrat e të vdekurve. Ndërsa PDIU-ja përmes një deklarate të shpërndarë për mediet ka kërkuar dje që të mos manipulohet me viktimat dhe të respektohet kujtimi i të ndjerit Guma. “Në këndvështrimin tonë ky është një akt manipulativ, që tenton të manipulojë negativisht ndjenjat e minoritetit dhe të shqiptarëve. Në asnjë rrethanë ky provokim nuk i shërben bashkekzistencës së një vendi evropian. Ky veprim është i paligjshëm dhe sfidues, pasi këshilli bashkiak i Himarës e ka refuzuar ngritjen e një busti të tillë. Shteti shqiptar duhet të veprojë për të dekurajuar ata që duan të kthejnë një fatkeqësi, me të cilën po merret drejtësia në një akt atavist e shovinist e që nxit tensione të panevojshme në mes të sezonit turistik”, - thuhet në deklaratën e djeshme të PDIU-së.