Të akuzuarit për teatrin “Skampa” në “detyrim për paraqitje”
08/08/2011 Gjykata kërkon më shumë prova për të mbështetur akuzën e ngritur nga policia
Dy punëtorët që izolonin tarracën kur ra zjarri në teatrin “Skampa” janë lënë në masën “detyrim për paraqitje” nga gjykata Elbasan. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se gjatë vlerësimit të masës është para e arsyeshme që dy punëtorët të lihen të lirë vetëm me detyrimin për t’u paraqitur në gjykatë, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për zjarrin e rënë në teatrin “Skampa”. Pak orë pas rënies së zjarrit u vunë në pranga dy punonjësit atë e bir, Ali Meçe, vjeç 55, Gentian Meçe, 36 vjeç, banues në lagjen "Skënderbej", Elbasan. Këta shtetas, sipas komunikimit zyrtar të policisë, ishin duke punuar për izolimin e tarracës së një hoteli që ndodhet ngjitur me teatrin “Skampa”, kanë shkaktuar rënien e zjarrit në ndërtesën e këtij teatri. Ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua një bombol gazi, e cila shërbente për ngjitjen e katërmasë. Shtetasit e mësipërm akuzohen për veprat penale të shkatërrimit të pronës në zjarr e kryer në bashkëpunim dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, parashikuar nga nenet 151, 25 e 289 të Kodit Penal. Mësohet se nga trupa gjykuese janë kërkuar më shumë prova.
Ndërkohë, duke parë se të dy personat nuk përbëjnë rrezikshmëri për shoqërinë si dhe në mbështetje të kërkesës për më shumë prova që do të mbështesin akuza, çështja ndaj tyre do të vijojë në situatën e detyrimit për paraqitje.