E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për SHISH, nesër diskutimi nen për nen

TIRANë- Komisioni i Sigurisë Kombëtare, organizoi, sot, një senacë dëgjimore për projektligjin e SHISH të ndryshuar. Në këtë seancë deputetët dëgjuan hartuesit e këtij projektligji, përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave, si dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror, nëpërmjet Drejtorit të këtij Shërbimi, ku u njohën në hollësi me punën e tyre të përbashkët. Oratorët bën të njohur se këto ndryshime demokratike bëhen të nevojshme për shkak të sfidave me të cilat përballet SHISH, qoftë në nivel lokal, qoftë në atë global, për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe në përputhje me strategjinë kombëtare të sigurisë.

Ndryshimet që propozohen zgjerojnë dhe saktësojnë detyrat e SHISH kundër terrorizmit, trafikut të armëve, lëndëve narkotike, trafiqeve të paligjshme, krimit të organizuar, korrupsionit të personave që kanë funskione publike. Duke u mbështetur në përvojën e sotme të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE, këto ndryshime respektojnë standardet demokratike dhe rritin transparencën e këtij institucioni ndaj publikut, duke ftuar, për herë të parë, edhe opozitën të japë mendimin e vet për emërimin e Drejtorit të SHISH.

Por, në këtë mbledhje, opozita nuk mori pjesë, edhe pse z. Demi kontaktoi personalisht me z. Ruci për rëndësinë që ngërthen kyprojektligj dhe që kolegët opozitarë duhet të japin kontributin e tyrekonkret. Në këtë seancë dëgjimore morën pjesë ekspertë nga Institucionet ndërkombëtare (përfaqësues të misionit OBDAT, si dhe përfaqësues të misionit EURALIUS të Bashkimit Evropian).

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka vendsour që nesër, më datë 16 mars, në orën 10:00, të diskutojë projektligjin nen për nen dhe të marrë vendimin përkatës. Duke përfituar nga ky rast, deputetët e shumicës ftojnë, edhe njëherë, kolegët opozitarë të zënë vendet e tyre në Komision.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›