E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Te gjithe lepujt e korrupsionit do shkulen

Pas pyetjeve te bera dje nga deputeti demokrat Aldo Bumci, ka ardhur reagimi i Partise Socialiste, ne te cilin Bumcit i kujtohet fakti se do te paditet per akuzat qe ka bere ndaj kryetarit te PS-se, Edi Rama. Deputeti i PS Artan Gaci ne deklaraten tij thekson se opozita eshte e vendosur qe t'u shkoje deri ne fund ceshtjeve qe kane te bejne me korrupsionin. "Prej ditesh i kemi paralajmeruar shqiptaret, Sali Berishes i ka hyre lepuri ne bark nga te gjitha skandalet korruptive qe po denoncohen perdite nga opozita. Aldo Lepuri ka rastin te shkoje ne prokurori a gjykate ku e presin padite dhe kallezimet tona per shpifje", u shpreh Gaci. Deputeti i PS-se ka theksuar se abuzimet e qeverise me parate te shtetit dhe pasurite e vendit e kane kthyer qeverine ne "shkurren ku fryhen dhe ushqehen lepujt e korrupsionit". Deputeti Socialist ka theksuar dhe nje here faktin se abuzimi i zyrtareve te qeverise do te vijoje edhe me vone nga ana e Partise Socialiste. Ai theksuar se denoncimet synoje te largojne cdo afere korruptive. "Te jete i sigurt, jo vetem Sali Berisha apo Aldo Lepuri, por dhe te gjithe lepujt e korrupsionit te ketij pushteti, se kjo ferre e korrupsionit do te shkulet njehere e mire nga shqiptaret permes fuqise se ndryshimit", u shpreh deputeti i PS-se, Artan Gaci.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›