Hipoteka, gati regjistrimi i 190 mijë pasurive në të gjithë vendin
09/04/2010 Zyra Qendrore nënshkruan kontratën, zonat përzgjidhen nga grupi ndërministror
Fillon procesi i regjistrimit të rreth 190 mijë pasurive të paluajtshme në të gjithë vendin. Ditën e djeshme Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) dhe kompania daneze “BlomInfo A/S” nënshkruan kontratën për Regjistrimin Fillestar të 50 zonave të tjera kadastrale në mbarë vendin. Regjistrimi Fillestar në këto 50 zona kadastrale, përfshin Regjistrimin Fillestar të rreth 190 mijë pasurive në zonat urbane në disa qytete të Shqipërisë. Kontrata ka një afat 2-vjeçar dhe përfundon në prill të vitit 2012. Për ZQRPP-në kontrata u nënshkrua nga Kryeregjistruesi i Republikës, Arben Qirjako, ndërsa për palën daneze kjo kontratë u nënshkrua nga Kristian Skak-Nielsen, drejtori i kompanisë, “BlomInfo A/S”. Përzgjedhja e kompanisë daneze, si fituese për regjistrimin e 50 zonave kadastrale, u bë pas një tenderi ndërkombëtar të organizuar nga ZQRPP me miratimin e Bankës Botërore. Ndërsa përzgjedhja e zonave, që do t’i nënshtrohen projektit të Regjistrimit të tyre Fillestar, u përzgjodhën nga një grup ndërministror, i kryesuar nga ministri i Drejtësisë. Organizimi i këtij tenderi është pjesë e Projektit për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës, i iniciuar nga qeveria shqiptare dhe i financuar nga Banka Botërore. Ndërkohë, si pjesë e këtij projekti të financuar nga Banka Botërore, një tjetër kompani është duke punuar për Regjistrimin Fillestar të rreth 120 mijë pasurive të tjera, në 22 zona kadastrale, përfundimi i të cilave pritet të ndodh në maj të vitit 2011. Në Shqipëri po ndërtohet Sistemi i ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bazuar në ligjin nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e Kryeregjistruesit të Shqipërisë. Për të mbështetur ndërgjegjësimin publik dhe pjesëmarrjen e pronarëve, paralel me këtë projekt, financuar po nga Banka Botërore po zhvillohet edhe projekti “Fushata e Ndërgjegjësimit Publik për të mbështetur regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Ndërkohë mësohet se qytetarët që do të regjistrojnë pronat e tyre pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duhet të përgatisin një dosje të plotë me një sërë dokumentesh në mënyrë që prona e tyre të bëhet e ligjshme. Së pari, të interesuarit duhet të disponojnë të gjithë dokumentet e pronësisë të lëshuar nga komisionet e ngritura për zbatimin e ligjeve mbi privatizimet, të cilat funksionojnë që nga viti 1991 e në vazhdim. Gjithashtu, pjesë e dosjes do të jenë të gjithë dokumentet e lëshuar pas vitit 1991 nga Komisionet e Kthimit e Kompensimit të Pronave që kanë lidhje me prona të kthyera apo të kompensuara fizikisht. Ndërkohë edhe dokumentet e kalimit të pronësisë dhe të drejtave të tjera reale mbi pronësinë me kontratë shitblerjeje, kontratë dhurimi, akt trashëgimie apo vendim gjykate duhet të dorëzohen pranë ZVRRP-së. Pasi plotësohet dokumentacioni i kërkuar, përgatitet Kartela e Pasurisë se Paluajtshme për pronën e gjithsecilit dhe dokumentohen kufijtë e kësaj prone në Hartën Treguese të Regjistrimit. Ndërkohë, specialistët dhe ekspertët, tërheqin sërish vëmendjen se është e rëndësishme që, gjithsecili të verifikojë saktësinë e kartelës dhe Hartës Treguese të Regjistrimit të pronës, gjatë procesit të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Numri
Çdo pronë, pavarësisht nëse është një parcelë apo ndërtesë, ka një numër unik identifikimi, i cili referohet në kartelë dhe në Hartën Treguese të Regjistrimit. Shqipëria ka më shumë se 4.5 milionë prona të ndara në 36 rrethe dhe rreth 3000 zona kadastrale.
Problemet
Personat që kanë probleme me sipërfaqen e pronës duhet të ndjekin një procedurë të re për regjistrimin e pronave. Mësohet se qytetarët, të cilët nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen e pronës në dokumente mund ta rregullojnë atë vetëm me anën e një kërkese.