ZRPP: 162 mln lekë më pak në buxhetin e shtetit nga falja fiskale
Janë 18 mln e 424 mijë lekë që i janë derdhur arkës së buxhetit të shtetit nga fillimi i aplikimit të Ligjit të Faljes fiskale deri në fund të qershorit me qëllim rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Të dhënat i bën të ditura për gazetën MAPO përgjegjësja e sektorit të buxhetit dhe financës në Zyrën Qëndrore të Regjsitrimit të Pasurive të Paluajtshme, Marsela Thanasi. Në fakt mungesa e informimit dhe e kulturës për njohjen me vlerën e tregut të pasurive që disponojnë dhe koha e pakët në dispozicion që kur ligji I Faljes Fiskale ka nsiur të aplikohet rezulton që personat që i janë drejtuar ZRPP-së për rivlerësim të Pasurive të Patundshme, janë ata persona të cilët synojnë shitje të menjëhershme të pronës së tyre. Në këtë mënyrë, nëqoftëse ligji i Faljes Fiskale nuk do të ishte miratuar, për objektin kalim pronësie këta persona do të paguanin një detyrim 10% që do të thotë se buxheti i shtetit do të kishte 10-fish të ardhura. Në këtë rast me një llogaritje të thjeshtë rezulton se deri në fund të qershorit 2011, buxheti i shtetit do të kishte të hyra nga kalimi i pronësisë 180 milionë lekë që do të thotë se ai u ka falur qytetarëve 162 mln lekë. Nëqoftëse deri në 31 dhjetor 2011, periudhë kohore në të cilën shtrihet aplikimi i ligjit për faljen fiskale, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do të shkojë me këto ritme në arkën e shtetit do të hyjnë 110 mln lekë. Rivlerësimi llogaritet me formulën 1% (cmimin e rivlerësimit-cmimin e blerjes), ndërsa kalimi I pronësisë 10% (cmim reference- cmim blerjeje). Ndërkaq, neni 27 i Ligjit për Faljen Fiskale parashikon që të gjithë shtetasit, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë që brenda afatit të veprimit të këtij ligji, të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i liçensuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ndërkaq, në rast se shtetasi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të liçensuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme, i bashkëlidh dhe aktin e vlerësimit të ekspertit. Nga ana e saj, Zyra përkatëse e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, llogarit diferencën ndërmjet çmimit të kontratës së regjistruar në këtë zyrë dhe vlerës së pasqyruar në akt ekspertim dhe tarifën që duhet të paguajë shtetasi për të regjistruar këtë rivlerësim. Kurse, në rast se shtetasi zgjedh që rivlerësimi të kryehet nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me çmimet minimale fiskale, atëherë ky fakt shprehet në apiikimin e tij për rivlerësim dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme llogarit diferencën ndërmjet çmimit të kontratës së regjistruar në këtë zyrë dhe vlerës së dalë nga rivlerësimi me çmimet minimale fiskale si dhe tarifën që duhet të paguajë shtetasi për të regjistruar këtë rivlerësim. Tarifa që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi, është 1% e diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit me vleren e kontratës së regjistruar në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Në rastet kur pasuria e paluajtshme rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje, atëherë si vlerë regjistrimi në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme do të tatohen 10 herë më shumë për të fituar hipotekën e shtëpisë së tyre, në krahasim me ata qytetarë që e kanë kontratën e shitblerjes dhe legalizimit të apartamentit. Pra ata do të paguajnë tatimin e kalimit të pronësisë. Aktualisht, ZRPP ka aplikaur edhe faljen e detyrimeve tatimore të rezultuara nga auditimi i KLSH-së dhe Ministrisë së Drejtësisë si pasojë e llogaritjes gabim të detyrimeve dhe tatimeve.