E Diel, 1 Nëntor 2026

Hipoteka, mënyrat e reja si ta denonconi korrupsionin dhe vonesat në shërbime



Laureta Rryçi

Qytetarët tani kanë më shumë mundësi për të denoncuar korrupsionin apo vonesat në shërbimet e Hipotekës. Zyra qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipoteka), në Tiranë, njoftoi se duke nisur nga dita djeshme, më 12 korrik 2010, pranë këtij institucioni fillon shërbimi i numrit jeshil “Linja direkte” për denoncimin e zvarritjeve të kërkesave të qytetarëve dhe rasteve të korrupsionit. Sipas burimeve zyrtare, “Linja direkte” është ideuar dhe realizuar duke pasur si objektiv të saj kryesor transparencën dhe luftën antikorrupsion. Qytetarët mund ta denoncojnë korrupsionin jo vetëm nëpërmjet telefonatave, por edhe nëpërmjet e-mail-it apo mesazheve që mund të lihen në faqen zyrtare të Hipotekës. Mirëpo që ankesat të merren në shqyrtim, drejtuesit e këtij institucioni kanë vendosur disa kritere. Kështu, denoncuesit duhet të japin të dhëna shumë të sakta dhe konkrete mbi ankesën që kanë. Të dhënat kanë të bëjnë me adresën ku banojnë, por deri edhe në numrin e telefonit.
Denoncimi
“Në funksion të këtij objektivi, kjo linjë do të sigurojë mundësinë për publikun në depozitimin e mesazheve dhe ankesave të mundshme për vonesa dhe shërbime të papërshtatshme, apo edhe për denoncime të praktikave korruptive, të përpunojë e vlerësojë informacionin, të adresojë për zgjidhje, në bazë të ligjeve dhe rregullave të gjitha çështjet, si dhe të vendosë një komunikim efikas dhe të ndërsjellët me publikun”, - thuhej në njoftimin zyrtar të Hipotekës. Qytetarët mund të lënë mesazhe zanore, SMS, mund të shkruajnë e-mail nëpërmjet postës elektronike.
Kriteret
Që ankesa t’u merret në shqyrtim, mesazhi zanor apo e-mail-i që do të shkruani duhet të plotësojë gjashtë kritere. E para ka të bëjë me të dhënat e sakta që duhet të jepni për ankesën që keni, gjeneralitetet, adresën e e-mail-it nëse keni dhe numrin e telefonit. Në njoftimin zyrtar thuhet se “Linja direkte” do të jetë një ndihmë edhe për vetë ZQRPP-në, për të adresuar dhe evidentuar problemet mundshme të saj. Që ky proces të jetë sa më efikas, është parashikuar dhe përgatitur “Fushata dhe strategjia e informimit publik për ‘Linja direkte’”, e cila, midis të tjerave, do të mundësojë: përcaktimin e problemeve ekzistuese; planifikimin dhe programimin; marrjen e masave dhe komunikimin; vlerësimin e programit të komunikimit. Në përmbushje të objektivit të tij kryesor, si edhe në funksion të ndërtimit të marrëdhënieve sa më të drejtpërdrejta me publikun, projekti “Linja direkte” parashikon dhe realizon një cikël të mbyllur të mesazheve dhe ankesave që mbërrijnë nga publiku. Projekti, nëpërmjet këtij sistemi, parashikon dhe mundëson, “depozitimin”, “vlerësimin”, “përpunimin”, “bashkëpunimin”, “zgjidhjen e problemit”, “kthimin e përgjigjes”, si edhe “mbylljen me sukses” të mesazheve dhe ankesave të mundshme të mbërritura.

Box
Rastet ku mendohet se kanë më shumë ankesa qytetarët

Shërbimi për të marrë një vërtetim për të përfituar kredi bankare

Vonesa në marrjen e certifikatës së pronësisë

Shtimin e dosjes me dokumente si vendim gjyqësor apo akt noterial

Regjistrimi për herë të parë i pasurisë

Pronat me probleme

Boc

Mundësitë e denoncimit dhe kriteret që ankesa të jetë e vlefshme
“Linja direkte” mundëson një komunikim me publikon, nëpërmjet:
- mesazheve zanore në numrin e telefonit të ZQRPP-së, ++ 355 (0) (4 ) 2403305;
- SMS-ve në numrin mobile (celular) ++ 355 (0) 67 20 20 234 të vënë në dispozicion për publikun nga ZRPP-ja;
- e-mail në adresën elektronike e-mail: ankesa@zrpp.gov.al;
- regjistrimin e mesazheve në faqen zyrtare të internetit të ZRPP-së, www.zrpp.gov.al
Në funksion të përmbushjes së objektivit të saj kryesor, nëpërmjet shërbimit “Linja direkte”, ZQRPP-ja do të pranojë ankesa dhe mesazhe nga komunikimi me publikun që përmbajnë këto informacione që quhen të vlefshme:
- subjektin e mesazhit, apo të ankesës;
- emrin e personit;
- numrin e telefonit;
- adresën e-mail (në se ka);
- adresën e saktë të banimit;
- tekstin e mesazhit apo të ankesës.

Nga ana tjetër, “Linja direkte” do të jetë një ndihmë edhe për vetë ZQRPP-në, për të adresuar dhe evidentuar problemet mundshme të saj. Që ky proces të jetë sa më efikas, është parashikuar dhe përgatitur “Fushata dhe strategjia e informimit publik për ‘Linja direkte’”, e cila midis të tjerave do të mundësojë:
- përcaktimin e problemeve ekzistuese;
- planifikimin dhe Programimin;
- marrjen e masave dhe Komunikimin;
- vlerësimin e Programit të Komunikimit.

Në përmbushje të objektivit të tij kryesor, si edhe në funksion të ndërtimit të marrëdhënieve sa më të drejtpërdrejtë me publikun, projekti “Linja direkte” parashikon dhe realizon një cikël të mbyllur të mesazheve dhe ankesave që mbërrijnë nga publiku. Projekti, nëpërmjet këtij sistemi, parashikon dhe mundëson, “depozitimin”, “vlerësimin”, “përpunimin”, “bashkëpunimin”, “zgjidhjen e problemit”, “kthimin e përgjigjes”, si edhe “mbylljen me sukses”, të mesazheve dhe ankesave të mundshme të mbërritura.

13 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›