Konfindustria qeverise: Ndalni abuzimet me tregun e karburanteve
Blerina Hoxha
Duke marr shkak nga shenjat e dukshme te keqfunksionimit te tregut te gazit si dhe te tregut te karburanteve ne pergjithesi ne vend, Konfindustria Shqiptare kerkon nga ekzekutivi ndertimin dhe fillimin sa me te shpejt te veprimit te Entit Rregullator te Karburanteve (ERK). Sipas organizates se biznesit institucioni ne fjale do te sherbeje si vezhgues dhe rregullator per crregullimet subjektive te cmimeve ne tregun strategjik te karburanteve perfshi edhe tregun e gazit te lengshem krahasuar me cmimet e tregjeve nderkombetare, me pasoja te drejtperdrejta dhe te renda ne krijimin e kostove shtese per bizneset, industrite dhe qytetaret shqiptare. "Keqfunksionimi i vazhdueshem i tregut te karburanteve ne Shqiperi, ne kushtet kur teorikisht kemi te bejme me treg te liberalizuar, mund te shpjegohet vetem me ekzistencen ne praktike te marreveshjeve te llojit "kartel" ndermjet operatoreve te fushes", njofton Konfindustria. Sipas organizates se Biznesit ne kushtet kur shteti shqiptar nuk ka me asnje mjet per te nderhyre drejtperdrejt per te rregulluar crregullimet e tregut strategjik te karburanteve, kerkon ngritjen sa me shpejt te Entit Rregullator te Karburanteve. Tregu i karburanteve&gazit me nje qarkullim vjetor prej 800-900 milion euro/vit perben tregun me te madh ne vend me ndikim te drejtperdrejte ne te gjithe sektoret e ekonomise sidomos industrive si dhe ne mireqenien e qytetareve shqiptare. Kostot shtese te panevojshme te krijuara ne vazhdimesi nga keqfunksionimi i tregut te karburanteve ndikojne ne uljen e fuqise konkurruese te prodhimeve vendore krahasimisht prodhimeve te huaja duke shtuar keshtu problematiken shqetesuese ne ekonomine shqiptare, sidomos ne kushtet e pasojave te krizes globale, qe parashikohet te jene te ndjeshme ne vitin 2010 e ne vazhdim per ekonomine shqiptare. Nderkohe qe Autoriteti i Konkurrences ka njoftuar se po aplikon nje hetim te thelluar mbi tregun e gazit te lengshem, ndersa nje vit me pare hetoi ne menyre te thelluar mbi tregun e karburanteve nga nuk doli me konkluzion per marreveshje oligopoli.