Hipoteka, procedura për regjistrimin e pasurisë dhe fshirjen e barrëve
Hipoteka, procedura për regjistrimin e pasurisë dhe fshirjen e barrëve
Llojet e shërbimeve me kodet dhe tarifat që zbatohen në të gjitha zyrat e regjistrimit të pasurisë
Rastet kur kërkohet regjistrimi i pasurisë në karabina apo të saktësohen kufijtë
Laureta Rryçi
Tiranë - Për regjistrimin e pasurisë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe fshirjen e barrëve duhen dokumente të ndryshme. Burime pranë këtij institucioni shpjeguan dje për gazetën “Albania” se këto dokumente u duhen qytetarëve për një sërë shërbimesh që ofrohen në këtë institucion. Të njëjtat burime shpjegojnë se në përditshmërinë e punës dokumentet njihen me kode. Për çdo veprim për regjistrimin e pronës në numrin e sotëm është shoqëruar me dokumentet që duhen dorëzuar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Duke qenë se procedurat kanë ndryshuar duke u përfshirë në sistemin elektronik, është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të regjistrojnë që të kenë dokumentacion të saktë nga institucionet e duhura. Tanimë qytetarët nuk e kanë të nevojshme që të qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të kryer veprime për pronën. Sistemi më i ri u ka mundësuar atyre që ata të paraqiten vetëm dy herë për kërkesën e tyre.
Shërbimet
Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik. Në këtë numër qytetarët do të gjejnë kodet dhe shërbimet për dokumentet që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë truall/ose ndërtesë të fituar në bazë të proceseve ligjore që janë të parashikuara. Në këto procese përfshihen edhe tokat që janë fituar me një vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe për rastet kur qytetarët kanë mundur të fitojnë një apartament falë privatizimit të ndërtesës.
Pjesëtimi i pasurisë
Në rast se regjistruesi mendon se një rindarje e propozuar përmban ndryshime rrënjësore të pronësisë mbi pasurinë, të cilat duhen rregulluar nëpërmjet kalimeve të pronësisë, regjistruesi e refuzon këtë rindarje. Në asnjë rast regjistruesi nuk lejon ndryshimin e pronësisë që fshin të drejtat reale. Kur një pronar dëshiron ta ndajë në pjesë pasurinë e paluajtshme të tij, regjistruesi i kërkon atij të dorëzojë një plan rilevimi të nënndarjeve të propozuara, të përgatitura prej një topografi të licencuar. Kur pasuritë e paluajtshme, ngjitur njëra-tjetrës, janë pronë e pronarëve të ndryshëm, regjistruesi mund të bëjë bashkimin e tyre në të gjitha rastet kur pronarët paraqesin deklaratën noteriale, ku shprehet pëlqimi i palëve për bashkim të pasurive, e shoqëruar me plan rilevimi, të përgatitur nga topografi i licencuar. Në të gjitha rastet pronarët dorëzojnë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme certifikatën origjinale të pasurisë, që do të bashkohet ose ndahet dhe pajisen me certifikata të reja pronësie për pasuritë e krijuara.
Mënyra e regjistrimit fillestar
Regjistruesi, një person ose çdo grup i ngarkuar nga kryeregjistruesi, kërkon që pronësia dhe kufijtë e çdo pasurie që duhet regjistruar të dokumentohen duke përdorur kriteret e mëposhtme: Pronësia dhe kufijtë e pasurive të paluajtshme përcaktohen nga aktet e fitimit të pronësisë, sipas Nenit 193 të Kodit Civil. Individët, familjet dhe personat juridikë, privatë apo shtetërorë, që zotërojnë dokumente pronësie, sipas shkronjës “a”, por nuk kanë të përcaktuar në to sipërfaqen e pasurisë së paluajtshme, kanë të drejtë t’i paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim pronësie, e cila duhet të shoqërohet me dokumentin e pronësisë, me një plan-vendosje apo gen-planin e pasurisë, deklaratën noteriale të pronarëve fqinjë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për pronësinë dhe kufijtë e pasurisë që pretendohet, si dhe kopje të vërtetuara nga noteri të dokumenteve të ndryshme, që mbështesin kërkesën për regjistrim.
Regjistruesi, brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës, duhet t’i kthejë përgjigje kërkuesit pas pagesës së shpenzimeve, të cilat parapaguhen nga kërkuesi. Kundër vendimit të regjistruesit ose në mungesë të përgjigjes, me kalimin e këtij afati, kërkuesi mund të ankohet në gjykatë. Në procesin gjyqësor gjykata thërret të gjithë pronarët, pronat e të cilëve janë ngjitur njëra-tjetrës e të cilët kanë interes të ligjshëm në gjykim. Për kalimin në pronësi të sipërfaqes, kur në dokumentin e pronësisë është bërë shënimi “oborr në përdorim”, kërkuesit duhet t'u drejtohen organeve të kthimit dhe kompensimit të pronave. Për rastet, të cilat nuk janë subjekt i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, kërkuesit i drejtohen institucionit të autorizuar nga Këshilli i Ministrave. Procedura e kalimit të kësaj sipërfaqeje në pronësi, në këto raste, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
LISTA E SHËRBIMEVE NË ZVRPP
Kodi Lloji i shërbimit Dokumente të nevojshme Tarifa Taksa Gjoba
(sipas kodit te (leke)
llojit te dok.)
B1 Regjistrim qira N28,A15,H2 1500 150 150
B2 Regjistrim n/qira N25, A15, H2 1500 150 150
B3 Dhurim me kusht N15, A15,H2 500 150 50
B4 Fshirje e kufizimit
te bere me vendim
gjykate GJ4 ose GJ8 500 150 50
B5 Regjistrim i
hipotekës
ligjore N2 ose GJ6 500 150 50
B6 Regjistrim i kërkesë
padisë ND9, ND13 500 150 50
B7 Regjistrim i kontratës
se hipotekimit me
vlere kreditimi deri
ne 1.000.000 lekë N2, A15, H2 3000 150 300
B8 Regjistrim i kontratës
se hipotekimit me
vlere kreditimi
nga 1.000.001 deri
ne 10.000.000 leke N2, A15, H2 6000 150 600
B9 Regjistrim i kontratës
se hipotekimit me
vlere kreditimi mbi
10.000.001 lekë N2, A15, H2 10000 150 1000
B10 Regjistrim kufizimi
me akt administrativ A2 500 150 50
B11 Regjistrim kufizimi
me vendim gjykate GJ12 500 150 50
B12 Regjistrim
marrëveshje
kufizuese N34 600 150 60
B13 Regjistrim pezullim N31, ND4 500 150 50
B14 Regjistrim Servituti GJ1 600 150 60
B15 Regjistrimi kufizimi A30, ND4 500 150 50
B16 Shitje me Rezerve
e Pronës N35, A15, H2 600 150 60
B17 Fshirje e hipotekës
bankare N1 500 150 50
B18 Fshirje e hipotekës
ligjore N1 ose GJ4 500 150 50
B19 Fshirje servituti GJ2 600 150 60
B20 Fshirje marrëveshjes
kufizuese ND4 ose GJ4 600 150 60
B21 Regjistrimi i
fshirjes
se aktit
administrativ A1 500 150 50
R1 Ndryshim kufiri ND4, H5, N7, A40 300 300 30
R2 Saktësim i kufijve ND4,H5, N8 ose GJ8 1500 300 150
R3 Korrigjim gabimesh
ne kartele ND4, ND15 200 50 0
R4 Ndërrim i
përfaqësuesit te
familjes bujqësore ND4, N6, A13, A15 200 50 0
R5 Ndërrimi i emrit A41 OSE GJ14 200 50 0
R6 Bashkim pasurie ND4, H5, A13, A15 300 300 30
R7 Ndarje pasurie ND4,H5, A13, A15 300 300 30
R8 Pjesëtim pasurie ND4, N27 300 300 30
R9 Regjistrimi i
pasurisë në karabina A28,A18,A17,H8,A6,A4, 1000 300 100
R10 Regjistrimi i
pasurisë te ish
kooperativave
bujqësore (truall
dhe/ose ndërtese) N20, N19, H12, A34 200 300 20
R11 Regjistrim i tokës
bujqësore A5, H12, A27 200 300 20
LISTA E SHERBIMEVE NE ZV RPP
Kodi Lloji i shërbimit Dokumente të nevojshme (sipas kodit te llojit te dok) Tarifa (leke) taksa e sherbimit (leke) gjoba dite/ vonese (leke)
B1 Regjistrim qira N28,A15,H2 1500 150 150
B2 Regjistrim nënqira N25, A15, H2 1500 150 150
B3 Dhurim me kusht N15, A15,H2 500 150 50
B4 Fshirje e kufizimit te bere me vendim gjykate GJ4 OSE GJ8 500 150 50
B5 Regjistrim i hipotekës ligjore N2 OSE GJ6 500 150 50
B6 Regjistrim i kërkesë padisë ND9, ND13 500 150 50
Regjistrim i kontrates se hipotekimit B7 me vlere kreditimi deri ne 1.000.000 leke N2, A15, H2 3000 150 300
B8 me vlere kreditimi nga 1.000.001 deri ne 10.000.000 leke N2, A15, H2 6000 150 600
B9 me vlere kreditimi mbi 10.000.001 lekë N2, A15, H2 10000 150 1000
B10 Regjistrim kufizimi me akt administrativ A2 500 150 50
B11 Regjistrim kufizimi me vendim gjykate GJ12 500 150 50
B12 Regjistrim marrëveshje kufizuese N34 600 150 60
B13 Regjistrim pezullim N31, ND4 500 150 50
B14 Regjistrim Servituti GJ1 600 150 60
B15 Regjistrimi kufizimi A30, ND4 500 150 50
B16 Shitje me Rezerve e Pronës N35, A15, H2 600 150 60
B17 Fshirje e hipotekës bankare N1 500 150 50
B18 Fshirje e hipotekës ligjore N1 OSE GJ4 500 150 50
B19 Fshirje servituti GJ2 600 150 60
B20 Fshirje marrëveshjes kufizuese ND4 OSE GJ4 600 150 60
B21 Regjistrimi i fshirjes se aktit administrativ A1 500 150 50
R1 Ndryshim kufiri ND4, H5, N7, A40 300 300 30
R2 Saktësim i kufijve ND4,H5, N8 OSE GJ8 1500 300 150
R3 Korrigjim gabimesh ne kartele ND4, ND15 200 50 0
R4 Ndërrim i përfaqësuesit te familjes bujqësore ND4, N6, A13, A15 200 50 0
R5 Ndërrimi i emrit A41 OSE GJ14 200 50 0
R6 Bashkim pasurie ND4, H5, A13, A15 300 300 30
R7 Ndarje pasurie ND4,H5, A13, A15 300 300 30
R8 Pjesëtim pasurie ND4, N27 300 300 30
R9 Regjistrimi i pasurisë në karabina A28, A18, A17,H8, A6, A4, 1000 300 100
R10 te ish kooperativave bujqësore (truall dhe/ose ndërtese) N20, N19, H12, A34 200 300 20
R11 Regjistrim i tokës bujqësore A5, H12, A27 200 300 20
18 Maj 2009