Hipoteka, procedurat që ndiqen kur kartelës së pronës do t’i bësh shtesa apo ndryshime
Laureta Rryçi
Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme zbardhin procedurat që ndiqen në rastet kur kartelës së pronës kërkoni t’i bëni shtesa apo ndryshime. Në rastet kur qytetarët kanë ndërtuar në tokën e tyre një objekt pa leje dhe duhet ta regjistrojnë atë në Hipotekë, tani duhet të ndjekin një procedurë e re. Fillimisht ata duhet të dorëzojnë dokumentacionin teknik dhe ligjor. E thënë ndryshe, duhet të dorëzohen të gjitha dokumentet që tregojnë se ku ndodhet objekti, sa kate është, projekti dhe shumë të dhëna të tjera teknike. Pas dorëzimit të dosjes qytetari do të njoftohet se kur duhet të paraqitet më pas në zyrat e regjistrimit të pasurisë. Sipas udhëzimit të ri, specialistët që punojnë në hipoteka, në raste të tilla kanë afat 15 ditë për shqyrtimin e kërkesës së qytetarëve. Mosplotësimi i këtij afati do të sjellë ndëshkimin e regjistruesit të ZVRPP-së. Në asnjë rast nuk lejohet të bëhet akt-verifikimi dhe t’i dërgohet qytetarit. Për çdo paqartësi apo mangësi në dosje, Zyra Vendore për Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhet të komunikojë me shkrim me Drejtorinë Rajonale përkatëse të ALUIZNI-t.
Regjistrimi
Udhëzimi ka përcaktuar se gen-plani i objektit në shkallën e hartës së Zyrës së Regjistrimit do të konsiderohet si plan-rilevimi. Në rast se objekti është i njëjtë me sipërfaqen e regjistruar në regjistrin hipotekor (kartelë sporadike), në hartën treguese, me anën e numrit të pasurisë gjendet pasuria përkatëse dhe në të hidhet vetëm ndërtesa e legalizuar. Pas kësaj shënohet shenja konvencionale lidhëse që bashkon ndërtesën me truallin duke ruajtur një numër pasurie. Hedhja e ndryshimeve në HTR bëhet në përputhje me rregulloren e regjistrimit. Në rastet kur objekti që duhet të regjistrohet zë vetëm një pjesë të sipërfaqes së pasurisë për të cilën është hapur një kartelë sporadike dhe është në regjistrin hipotekor, në fillim do të ndahet pasuria “mëmë” në dy pasuri, të cilat do të marrin dy numra të rinj pasurie.
Privatët
Për pasuritë e paluajtshme të njohura nga ligji “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private dhe nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimi” duhet të paraqesin kontratën e shitblerjes mes AKP-së dhe blerësit për objektin e privatizuar, kontratë për marrëdhënie me truallin, plan-vendosjen dhe aktin e dorëzimit të nënshkruar nga AKP-ja dhe blerësi. Në rastet kur AKP-ja ka shitur me një kontratë të vetme truallin dhe objektin mbi të, është e mjaftueshme vetëm kjo kontratë për të regjistruar si truallin, ashtu dhe objektin. Të njëjtat dokumente përdoren edhe për rastet e privatizimeve të pasurive të NB-ve.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim do të jetë:
- Leja e legalizimit të objektit.
- Gen-plani i objektit i hartuar si plan-rilevimi.
- Fragment i ortofotos të objektit të legalizuar që konfirmon ekzistencën e objektit para datës së kryerjes të fotografimit ajror.
- Planimetria e kateve të objektit të legalizuar. Çdo dokument tjetër teknik që shërben për përcaktimin e saktë të pasurisë së legalizuar. Për shtesat anësore planimetria duhet të jepet për të gjithë objektin dhe të shënohet qartë pjesa e legalizuar.
- Regjistri i parcelës ndërtimore.
- Kartela e regjistrimit e pasurisë së legalizuar.
- HTR-ja e përditësuar (azhornuar) për të gjithë zonën informale.
Me paraqitjen e këtij dokumentacioni pranë Zyrës Vendore, për një pasuri të caktuar, në fillim do të identifikohet regjistri hipotekor ku është regjistruar pasuria, (meqë pronari i tokës është edhe ndërtues i pasurisë së legalizuar) në ZK…….,Nr……Date………..
K Ë R K E S Ë
PËR REGJISTRIM LËSHIM CERTIFIKATE + KOPJE
(PASURI E NJOHUR OSE E FITUAR ME ANËN E NJË AKTI ADMINISTRATIV)
ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME………….
1. KËRKUESI: (Kërkuesi plotëson pikat 1-5 të formularit)
EMRI, ATËSIA, MBIEMRI: NËNSHKRIMI:
ADRESA (Të saktësohet dhe me objekte, ndërtesa ose lokale referuese):
ADRESË ALTERNATIVE:
Dokument identifikimi
Nr. .................................. Datë ......./......./...........
Tel./faks/e-mail:
Tel./fax/e-mail alternativ dhe ose celular:
2. OBJEKTI I KËRKESËS:
3. INFORMACIONE MBI PASURINË NGA KARTELA (të plotësuara, sipas rastit, nga kërkuesi ose ZRPP-ja)
Nr. Z.K. Nr. Pasurisë: Volumi: Faqja:
Adresa e Pasurisë:
4. Dokumentet që i bashkëlidhen kësaj kërkese (Dokumentet emërtohen me numra njëri pas tjetrit duke përcaktuar të dhënat e
mëposhtme, kopjet e dokumenteve duhet të përmenden e numërohen gjithashtu veçmas. Nëse dorëzohet origjinali dhe një kopje e njësuar, nënkuptohet, si
rregull, rikthimi i origjinalit. Nëse nuk dorëzohet një kopje e njësuar, origjinali mbahet dhe mund të dëmtohet gjatë përdorimit).
BASHKËLIDHNI SHTOJCËN 1/1 ME LISTËN E PLOTË, DATËN DHE NËNSHKRIMIN NËSE MUNGON VENDI.
Nr. Lloji i aktit (akti administrativ, akte të tjera) Nr. i aktit Data e aktit Institucioni që ka nxjerrë aktin
1.
2.
3.
4.
5. Personi fizik ose juridik për t’u futur në regjistër (Jepni emrin e plotë (emër, atësi, mbiemër). Në rastin e një personi
juridik privat, jepni llojin (sh.a., sh.p.k. etj.), numrin e datën e regjistrimit, numrin e NIPT-it dhe territorin për një person juridik të huaj)
..........................................................................................................................................................................
..........................................................................................................................................................................
6. NËPUNËSI PRANUES:
(Data, ora e pranimit dhe vula e ZRPP-së shënohen në 3 kopjet e formularit, njëra prej të cilëve i kthehet kërkuesit si dëshmi depozitimi)
.............................................. .............................................. ......................................
(Emri Mbiemri Nënshkrimi)
Pozicioni: _______________________________________________________________
VËRTETOJ SE DOKUMENTET E PARAQITURA PËR REGJISTRIM JANË KORREKTE E LIGJËRISHT TË PRANUESHME DHE U MORËN NË DORËZIM.
7. PAGESA PËR REGJISTRIM
TIPI I DOK. TARIFA DATA E
DOK.
DATA E PARAQITJES NË ZRPP
NUMRI I DITËVE ME VONESË
GJOBA PËR DITË
GJOBA TOTALE
TAKSA PAGESA TOTALE *
* Tarifa + Gjoba + Taksa
4 Gusht 2010