E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie shitja e automjeteve të reja në Evropë



Ka shënuar rënie shitja e automjeteve në Spanjë, Itali dhe Francë në krahasim me korrikun e vitit 2009, për shkak se janë hequr programet për shitje sipas parimit, "e vjetër për të re", ndërsa filluan të veprojnë edhe masat për kursim. Shoqata e prodhuesve të automjeteve në Spanjë “ANFAC”, ka paralajmëruar se gjysma e dytë e këtij viti do të jetë më e vështirë, për shkak se më nuk ka subvencione qeveritare për blerje të automjeteve, ndërsa tatimi i vlerës së sapokrijuar është rritur prej 1 korrikut. Në Spanjë muajin e kaluar shitja e automjeteve të reja është zvogëluar për 24 për qind, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, në 82.167, ndërsa gjatë gjithë vitit pritet ulje prej 30 për qind. Në Itali, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Komunikacionit, shitja e automobilave të reja në korrik shënoi rënie për 25,97 për qind, ku vetëm shitja e automjeteve të markës "Fiat" ka rënë për 35,8 për qind. Ndërsa në Francë regjistrimi i automjeteve të reja të udhëtarëve është zvogëluar për 12,9 për qind.

Kinezët blejnë krenarinë e Suedisë, "Volvo"-n

Kompania kineze "Geely", finalizoi marrëveshjen për blerjen e kompanisë së automjeteve suedeze "Volvo". Marrëveshja është vendosur me kompaninë më të famshme për industrinë e makinave në Kinë, ku "Geely" ka paguar 1,3 miliardë dollarë për prodhuesin automobilistik suedez, që paraprakisht ishte në pronësi të "Ford"-it amerikan. Kohët e fundit "Volvo" kishte probleme serioze me vlerën e lartë të fuqisë punëtore, si dhe për shkak të rënies së shitjes së automjeteve. "Geely" shpreson se me blerjen e autogjigantit suedez do të rrisë biznesin në Kinë, vend me treg më të madh për automjetet.

4 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›