E Diel, 1 Nëntor 2026

Hipoteka, sa kushton regjistrimi i pronës në bashkitë kryesore dhe në ato bregdetare

Ndryshimi i çmimeve për metër katror sipas zonave ku ndodhet prona

Të regjistrosh pronën nuk të kushton njëlloj. Tarifa financiare përcaktohet nga vendi ku ndodhet dhe zona që e përfshin atë. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm tabelën e plotë se sa kushton regjistrimi i pronës në bashkitë kryesore të vendit si dhe në zonat bregdetare. Gjobat që do të detyroheni të paguani për shërbime të ndryshme që mund të kryhen në Hipotekë nëse nuk zbatoni afatet e përcaktuara. Sipas informacioneve zyrtare, tarifa të njëjta janë përcaktuar duke u bazuar në nivelin e taksës vetëm për Tiranën dhe Durrësit. Ndërkohë, një pjesë e mirë e qyteteve të mëdha të vendit kanë tarifa të përbashkëta, duke ndryshuar çmimet më pas nëpër komuna.
Shërbimet
Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik. Në këtë numër qytetarët do të gjejnë kodet dhe shërbimet për dokumentet që shërbejnë për kalimin e pronësisë, informacionin, regjistrimin dhe fshirjen e barreve, regjistrimin e pasurisë truall/ ose ndërtesë të fituar në bazë të 28 proceseve ligjore që janë të parashikuara në formular. Dhe së fundi, dokumentet për regjistrimin fillestar të pasurisë. Në tabelën që përmban verifikimet e dokumenteve janë të përfshira verifikimet e aktit administrativ, verifikimet e aktit noterial, e vendimit gjyqësor. Po kështu, për të gjitha ato raste kur kemi të bëjmë me një vendim me anë të të cilit paraqitet fitim pronësie me trashëgimi si dhe kur bëhet fjalë për kundërshtim të vendimit të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave.
Dokumentet
Për regjistrimin e pasurisë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhen gjithsej 128 dokumente. Burime pranë këtij institucioni shpjeguan dje për gazetën “Albania” këto dokumente u duhen qytetarëve për një sërë shërbimesh që ofrohen në këtë institucion. Të njëjtat burime shpjegojnë se lista është e shoqëruar me kodin përkatës dhe institucion që mund të merret dokumentacioni përkatës. Gazeta “Albania” ka mundur ta sigurojë listën e plotë të dokumenteve dhe po e boton atë në numrin e sotëm. Për të kryer regjistrimin e pronës në Hipotekë duhet të kesh një sërë dokumentesh. Duke qenë se procedurat kanë ndryshuar duke u përfshirë në sistemin elektronik, është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të regjistrojnë që të kenë dokumentacionin e saktë nga institucionet e duhura. Tanimë qytetarët nuk e kanë të nevojshme të qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të kryer veprime për pronën. Sistemi më i ri u ka mundësuar atyre që ata të paraqiten vetëm dy herë për kërkesën e tyre.

Taksa mbi kalimin e pronësisë
Shitje toke bujqësore nga person fizik 0.5 % e çmimit të kontratës
Shitje toke bujqësore nga person juridik 2% e çmimit të kontratës
Shitje trualli dhe/ose ndërtese nga person fizik 0.5% e çmimit të kontratës për vlerë deri 2 000 000 lekë 1% e çmimit të kontratës për vlere 2 000 001 deri 4 000 000 lekë 2% e çmimit të kontratës për vlere 4 000 001 deri 6 000 000 lekë 3% e çmimit të kontratës për vlere më të madhe se 6 000 000 lekë
Shitje trualli ose truall+godinë nga person juridik (komp. Ndërtimi) 2% e çmimit të kontratës
Shitje ndërtesë banimi (ap etj.) nga person juridik (Komp. Ndërtimi) 1000 lekë për m2 (Bashkitë Tiranë dhe Durrës)
Shitje ndërtesë për tregti e shërbime nga person juridik (Komp. Ndërtimi) 2000 lekë për m2 (Bashkitë Tiranë dhe Durrës)
Shitje ndërtesa të tjera (B/G/Verandë) nga person juridik (Komp. Ndërtimi) 1500 lekë për m2 (Bashkitë Tiranë dhe Durrës)
Dhurim për tokë bujqësore 0.5 % e vlerës (sipas akt vlerësimit)
Dhurim trualli dhe/ose ndërtesë 0.5% e vlerës
(sipas akt vlerësimit) për vlerë deri 2 000 000 lekë 1% e vlerës (sipas akt vlerësimit) për vlerë 2 000 001 deri 4 000 000 lekë
2% e vlerës (sipas akt vlerësimit) për vlerë 4 000 001 deri 6 000 000 lekë
3% e vlerës (sipas akt vlerësimit) për vlerë më të madhe se 6 000 000 lekë
Heqje dorë nga pronësia tokë bujqësore 0.5 % e vlerës (sipas akt vlerësimit)
Heqje dorë nga pronësia Trualli dhe/ose ndërtese 0.5% e vlerës (sipas akt vlerësimit) për vlerë deri 2 000 000 lekë 1% e vlerës (sipas akt vlerësimit) për vlerë 2 000 001 deri 4 000 000 lekë
2% e vlerës (sipas akt vlerësimit) për vlere 4 000 001 deri 6 000 000 lekë
3% e vlerës (sipas akt vlerësimit) për vlerë më të madhe se 6 000 000 lekë

Nivelet e taksës së kalimit të pronësisë mbi ndërtesat

Lloji i ndërtimit bashkitë
zona 1 zona 2 zona 3
Tiranë Vlorë të gjitha të tjerat+komunat
Durrës Fier
Sarandë
Pogradec
Korçë
Elbasan
Berat
Lushnjë
Gjirokastër
Shkodër
Kavajë
Lezhë

ndërtesa banimi 1000 për m2 300 100
ndërtesa për tregti dhe shërbime 2000 për m2 700 300
ndërtesa të tjera 1500 për m2 500 200

11 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›