Hipoteka, zbardhen përgjimet në qeli
• “Ti na dhe garanci se nuk do të na arrestonin, ku shkoi garancia jote”.Fatos Mahmutaj & Dashamir BiçakuKëto kanë qenë fjalët e debatit në qeli mes tre punonjësve të Hipotekës të arrestuar për falsifikim dokumentesh dhe mbivendosje pronash me oficerin e prangosur të policisë Dali Hakorja. Gjashtë personat e arrestuar mbrëmjen e së martës në kuadër të operacionit “Furtuna” janë përgjuar në qelitë e izolimit të Drejtorisë së Tiranës. Menjëherë pas arrestimit ata janë futur në ambientet e izolimit të policisë ku më parë hetuesit kishin montuar përgjuesit për të dëgjuar çfarë do të bisedonin gjashtë personat e akuzuar. Burime të hetimit konfirmuan se menjëherë pas arrestimit, gjashtë të akuzuarit, Artan Mehmeti, Ramiz Hykaj, Enton Babameto, Veiz Senko, Halil Hima dhe Dali Hakorja, oficer i policisë së kryeqytetit ishin bashkuar në një qeli. Pesë të parët kanë akuzuar ashpër Dali Hakorjen si shkaktar të arrestimit, pasi ai i kishte nxitur të kryenin veprimet e paligjshme duke u thënë se i garantonte ai se nuk do të arrestoheshin. Gjatë bisedave të përgjuara, të arrestuarit kanë pranuar se kishin falsifikuar dokumentet e pronës 14 dynymë vetëm pasi kishin marrë garanci nga oficeri Dali Hakorja se nuk do kishin probleme me ligjin. Gjatë përgjimit ata kanë pohuar ekzistencën e dokumenteve të tjera, të cilat mund të jenë të falsifikuara. Duke shfrytëzuar uniformën e policisë dyshohet se oficeri Dali Hakorja kishte shprehur garanci tek punonjësit e Hipotekës duke u thënë të kryenin veprimet e paligjshme pasi nuk do t’i cenonte njeri. Mirëpo pas arrestimit, pesë personat e kanë shfaqur hapur gjatë debatit në qeli, zhgënjimin nga zotimi që oficeri i policisë kishte bërë kohë më parë. Hetimi i aferaveProkuroria ka zbuluar plot 13 raste të abuzimit me pronat nga të arrestuarit të cilët akuzohen se i kanë regjistruar tokat me dokumente false duke i mbivendosur ato. Rastet e abuzimeve janë dokumentuar gjatë hetimeve që mësohet se kanë filluar në gusht 2007 pas denoncimit nga pronari i 14 dynymë toke e cila ishte hedhur në emër të oficerit të policisë Dali Hakorja. Hetuesit kanë verifikuar gjithë dokumentet e firmosura nga tre inspektorët e arrestuar të Hipotekës dhe ka rezultuar se ata kishin abuzuar me 13 raste pronash të ndryshme. Sipas hetimeve shumat që të arrestuarit kanë marrë si ryshfet janë të ndryshme, megjithatë gjatë aktivitetit të tyre ata kishin krijuar një model. “Tarifa” për regjistrimin e një prone me dokumente false, rritej në rast se trualli i tokës ishte në një zonë të mirë dhe të kushtueshme të kryeqytetit. Pagesat e ryshfetit mësohet se kanë qenë gjithashtu edhe në varësi të madhësisë së sipërfaqes së tokës që do të regjistrohej me dokumente të falsifikuara. Rasti për të cilin u arrestuan tre zyrtarët e Hipotekës, dy sekserët dhe oficeri i Policisë bën fjalë për 14 dynymë tokë tek ish-parku i autobusëve e cila është hedhur në emër të Dali Hakores duke iu “rrëmbyer” pronarit të vërtetë i cili ka bërë edhe denoncimin. Operacioni “Furtuna”ArrestuarSpecialistë HipotekeArtan Mehmeti 41 vjeç Ramiz Hykaj 42 vjeçEnton Babameto 33 vjeçSekserë/NdërtuesVeiz Senko 55 vjeçHalil Hima 47 vjeçOficer policieDali Hakorja 52 vjeçOperacioni “Furtuna”, edhe 3 zyrtarë shpallen në kërkimTIRANE – Tre urdhra ndalimi janë firmosur në mungesë ndaj personave të tjerë të implikuar në abuzimet me pronat e mbivendosura në Hipotekë. Prokuroria mësohet se ka firmosur edhe tre urdhra ndalimi për persona të dyshuar pas arrestimit të gjashtë të akuzuarve për skandalin. Emrat e të shpallurve në kërkim nuk bëhen të ditur për shkak të sekretit hetimor, megjithatë mësohet se dy prej tyre janë zyrtarë të Hipotekës. Ata do të ndalohen, hetuesit do të verifikojnë pozitën e tyre në veprimet e paligjshme dhe më pas do të marrin një vendim. Sipas hetimeve të cilat janë zhvilluar nga Njësia Task-force në prokurori dhe Sektori i Antikorrupsionit në Polici, mësohet se tre inspektorët e Hipotekës kishin hedhur në emër të oficerit të policisë Dali Hakorja edhe sipërfaqe tokash që kanë qenë pronë shtetërore. Nga subjekti shtetëror ku toka ka qenë e regjistruar, duke u bazuar në dokumente false, zyrtarët e Hipotekës e kanë privatizuar pronën duke e kaluar në emër të oficerit Dali Hakorja i cili në këtë mënyrë është kthyer në pronar të tokës. Shumat e ryshfetit për çdo rast prone të regjistruar në mënyrë të paligjshme mësohet se arrinin mbi 10 mijë euro. Prokuroria ka kryer përgjime telefonike të personave të arrestuar në bisedat kryesore që ata kanë zhvilluar rreth regjistrimit të pronave me dokumente false si dhe mbivendosjes së tyre duke i hedhur në emër të një pronari “fantazmë” mbi emrin e pronarit të vërtetë të tokës. Gjithçka realizohej përmes 13 vulave të sekuestruara me të cilat kryhej falsifikimi i dokumenteve. 10 mijeeuro ka qenë shuma minimale e ryshfetit, që është paguar nga personat e interesuar tek zyrtarët e Hipotekës për regjistrimin me dokumente false të një prone ose trualli tokeOficeri: Unë e bleva atë tokëTIRANE – Gjatë deklarimeve të para të dhëna pas arrestimit, oficeri i policisë, Dali Hakorja ka pretenduar se 14 dynymë tokë të hedhur në emër të tij, nuk ia kishte “rrëmbyer” askujt. Oficeri i policisë mësohet se nuk kishte asgjë të paligjshme në këtë mes, pasi sipërfaqen e tokës e kishte blerë dhe pasi kishte paguar, kishte kërkuar në Hipotekë që trualli të hidhej në emrin e tij. Kjo ka qenë alibia e oficerit të policisë me anë të së cilës ai nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij për “falsifikim dokumentesh” dhe “vjedhje të pronës”. Megjithatë një alibi e tillë e oficerit po verifikohet nga hetuesit, të cilët kanë marrë në pyetje pronarin e tokës, i cili mohon ta ketë shitur pronën e tij me vlerë më shumë se 200 milionë lekë të vjetër. Gjashtë personat e arrestuar pritet të merren në pyetje gjatë ditës së sotme nga prokurori i çështjes. Ata do të pyeten në Policinë e Tiranës në prani të avokatëve, ndërsa ditën e nesërme pritet të dalin në gjykatë për vlerësimin e masave të sigurisë.