E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau për gjakun, kapet shqiptari

• Forcat speciale të policisë greke arrestuan dje në Athinë një shtetas shqiptar, të shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes dhe të konsideruar person me rrezikshmëri të lartë.Marko Caka /Athine Artan Xhanaj, 24 vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi veç vrasjes së një bashkëkombësi të tij shqiptar edhe me akuzën e tentativës së vrasjes me armë zjarri ndaj një skuadre të policisë greke. Akuza më e rëndë ndaj të arrestuarit është ajo e vrasjes për hakmarrje të emigrantit shqiptar Pushkin Kushpa, i cili është ekzekutuar në Athinë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, më 12 prill 2005, Artan Xhanaj ka vrarë me armë zjarri shtetasin shqiptar Pushkin Kushpa. Ekzekutimi i këtij të fundit, sipas hetimeve, ka qenë hakmarrje e Artan Xhanajt për vrasjen e xhaxhait të tij nga Pushkin Kushpa në vitin 1984 në Shqipëri. Viktima e vrasjes në Athinë, ishte akuzuar se ka vrarë xhaxhain e 24-vjeçarit në Delvinë në vitin 1984. Shkak i krimit të ndodhur 24 vite më parë mësohet se ka qenë një konflikt mes palëve për motive të dobëta. Pushkin Kushpa ishte dënuar me vdekje në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri për vrasjen e xhaxhait të Artan Xhanajt, mirëpo ky dënim nuk u ekzekutua kurrë. Vendimi i dënimit me vdekje ndaj autorit të vrasjes së ndodhur në Delvinë më 1984 është konvertuar në vitet 1990, në një dënim me 25 vjet burg. Në këtë mënyrë, Pushkin Kushpa i ka shpëtuar vdekjes nga dënimi gjyqësor, por në prill të vitit 2005 ka mbetur i vdekur nga nipi i personit që kishte vrarë në Delvinë. I dënuari me vdekje ishte larguar për në Greqi, ku kishte filluar punën në një lokal fare pranë sheshit “Omonia” në Athinë. Sipas hetimeve të policisë, Kushpa edhe pas largimit në Greqi dhe punësimit në Athinë nuk kishte mundur t’i shpëtonte përballjes me familjarët e personit që kishte vrarë në vitin 1984 në Delvinë. Të informuar për vendqëndrimin e emigrantit, ata duket se kanë vendosur të hakmerren. Artan Xhanaj ka qëlluar me armë mbi bashkëkombësin, duke u hakmarrë në këtë mënyrë për vrasjen e xhaxhait të tij. Menjëherë pasi krimit, i riu është shpallur në kërkim nga policia greke e cila nuk ka mundur ta arrestojë atë deri ditën e djeshme. Jeta e të riut shqiptar në arrati sipas policisë, është e mbushur me krime të tjera, kryesisht grabitje të dhunshme me armë. Në një rast, Xhanaj ka qëlluar me armë kundër një patrulle të policisë, e cila u gjend rastësisht jashtë një supermarketi në momentin që emigranti shqiptar po kryente një grabitje. Pas përleshjes së shqiptarit me policinë, në vendin e ngjarjes u gjetën më shumë se 100 gëzhoja të qitura nga arma e Artan Xhanajt. Kjo ngjarje bëri që policia greke ta klasifikonte 24-vjeçarin mes personave më problematikë, të shpallur në kërkim prej saj. Pas informacioneve të siguruara për vendstrehimin e tij, bazuar edhe në rrezikshmërinë e personit, forcat speciale greke u angazhuan në aksionin për arrestimin e 24-vjeçarit, Xhanaj. Një burim nga operacioni tha se, forcave speciale të policisë u ishte bërë e qartë se shqiptari ishte i rrezikshëm, se ai i mbante armët e tij të gatshme për të vepruar në çdo moment, qoftë edhe ndaj policisë. Forcat speciale gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit gjetën një arsenal të vërtetë armësh. I riu shqiptar do të dalë para Gjykatës së Athinës për vlerësimin e masës së sigurisë me akuzat e vrasjes, tentativës së vrasjes, disa grabitjeve dhe armëmbajtjes pa leje.SkedaEmri:    ArtanMbiemri:      XhanajMosha:        24 vjeçVendlindja:     DelvinëVendqëndrimi:     AthinëAkuzat:        - Vrasje- Vrasje e mbetur në tentativë- Grabitje me armë- Armëmbajtje pa lejeShqiptari, “person i rrezikshëm”Policia greke disa herë kishte tentuar arrestimin e shqiptarit të shpallur në kërkim me disa akuza. Prangosja e tij kishte dështuar për shkak se, shqiptari në çdo moment nuk kishte hezituar të qëllonte me armë mbi policinë. Për këtë shkak ditën e djeshme kanë qenë forcat speciale ato që janë ngarkuar me prangosjen e shqiptarit 24-vjeçar, i cili u arrestua në banesën e tij, në Athinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›