E Diel, 1 Nëntor 2026

Hipotekat, Bashkia e Tiranës jep lejet e përdorimit për 11 objekte

TIRANE – 385 familje në kryeqytet do të pajisen së shpejti me hipotekë. Bashkia e Tiranës ka dhënë lejet e përdorimit për 11 objekte që iu korrespondojnë këtyre apartamenteve, që do të dërgohen më pas në zyrat e Hipotekës për të marrë titujt e pronësisë.

“Do të japim lejet e përdorimit për 11 objekte që përfaqësojnë 385 apartamente banimi, 385 familjeve, të cilave deri tani u është mohuar e drejta e tyre e ligjshme për të pasur tapitë e shtëpive, si dhe përfundimin e shpejtë të 25 objekteve të tjera që përfaqësojnë rreth 1 mijë apartamente banimi.”- deklaroi Basha.

Kryebashkiaku Basha bëri të ditur se nga hipotekimi i apartamenteve në Tiranë do të clirohen rreth 700 milionë euro kapital. Ai shtoi se për të ndihmuar firmat e ndërtimit është reduktuar nga 34 në 18 numri i dokumenteve që kërkohen.

Kreu i Bashkisë ka bërë të ditur gjithashtu se brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti do të mbyllet plani urbanistik i Tiranës, i cili do të bëjë të mundur edhe clirimin e lejeve të ndërtimit.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha për hipotekat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›