E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ dënon aksionin e Vetëvendosjes: Nuk i shërben Kosovës

TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme dënoi thirrjet e aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje, për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë më 14 janar.

Përmes një konference për shtyp, këshilltarja për mediat në MPJ, Eva Kushova theksoi se veprime të tilla nuk i shërbejnë procesit të njohjes së Kosovës.

“Veprime të tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me sakrificat dhe përpjekjet kontruktive mbarëshqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe të një shoqërie multietnike, të një shteti që ndërton dhe zhvillon marrëdhënie të mira me fqinjët, në shërbim të paqes e stabilitetit në Kosovë e rajon.”- deklaroi Kushova.

Sipas Ministrisë së Jashtme, përdorimi i retorikës nacionaliste e pseudo-patriotike, në funksion të axhendave politike partiake, nuk i shërben aspak objektivave madhore të shqiptarëve për integrimin e secilit nga shtetet në Bashkimin Evropian.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›