E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Asgje s’na ndal drejt NATO-s"

INTERVISTA Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, flet ne BBC dhe BBC seksioni shqip, per Kosoven, zhvillimet me Maqedonine dhe pergatitjet per integrim ne NATO
Shqiperia vazhdon te mbeshtese nje axhende emancipuese ne Ballkan, marredhenie te mira me te gjithe fqinjet, marredhenie te mira dhe me Serbine, pavaresisht prej pozicioneve tona krejtesisht te kunderta, per sa i perket Kosoves. Ne intervistat per BBC-ne dhe BBC ne shqip, ministri i Jashtem i Shqiperise, Lulzim Basha, ka folur per "nje atmosfere optimizmi te justifikuar" per sa i perket shpreses se Shqiperise per anetaresim ne NATO ne Samitin e Bukureshtit ne muajin prill. "Anetaresimi i Shqiperise ne NATO dhe ne BE jane objektiva madhore e nderkombetare dhe asgje nuk mund te nderprese rrugetimin tone drejt tyre”, tha Basha.
Z.Basha, ju u takuat me Sekretarin e Jashtem britanik, David Miliband. Cfare u diskutua per Kosoven?
Me sekretarin Miliband kemi diskutuar gjeresisht per pergatitjet qe ka bere establishmenti politik ne Prishtine per pergatitjet ne nivel rajonal, ne menyre qe shpallja e pavaresise se Kosoves dhe ngjarjet qe do te pasojne t'i sherbejne edhe me tej stabilitetit e paqes ne rajon dhe, c'eshte me e rendesishmja, t'i sherbejne hapjes se nje perspektive evropiane dhe euroatlantike per gjithe rajonin. Ne kete kuader, vecanerisht kemi folur per perpjekjet e vazhdueshme te autoriteteve kosovare per te siguruar gjithe qytetaret e Kosoves, me theks te vecante pjesetaret e minoritetit serb, se Kosova e pavarur do te jete shtepia e gjithe atyre qe e therrasin shtepi dhe qe Kosova e pavarur eshte nje shans jo vetem per kosovaret, per qytetaret e Kosoves, por per gjithe rajonin, per te cliruar energji pozitive dhe per t'u ndare perfundimisht nga e kaluara.
A do te kete ndryshim ne marredheniet e deritanishme diplomatike te Shqiperise me Serbine ne rastin e mosnjohjes nga Serbia te shtetit te ri te Kosoves?
Shqiperia vazhdon te mbeshtese nje axhende emancipuese ne Ballkan, marredhenie te mira me te gjithe fqinjet, marredhenie te mira edhe me Serbine, pavaresisht prej pozicioneve tona krejtesisht te kunderta per sa i perket Kosoves. Ne besojme, gjithashtu, se e ardhmja e Kosoves, sikurse e ardhmja e cdo vendi tjeter ne rajon, eshte e ardhmja evropiane dhe euro-atlantike. Sigurisht, cdo shtet ne kete udhetim do te beje zgjedhjet e veta dhe duhet te kaloje sfidat e veta. Ne kete kuader, ne nuk urojme dhe as nuk deshirojme perkeqesim te marredhenieve me Beogradin zyrtar. Ne shpresojme per nje angazhim konstruktiv me Beogradin, per t'i sherbyer edhe me tej paqes dhe stabilitetit ne rajon, si dhe perspektives evropiane e euroatlantike te te gjithe rajonit.

C’do te ndodhe te henen ne mengjes, pas shpalljes se pavaresise te dielen, me 17 shkurt, kur Rusia eshte kunder?
Autoritetet e Kosoves, ne bashkerendim me komunitetin nderkombetar, SHBA-ne dhe Brukselin, kane marre masat e duhura ne terren. Pavaresia do te njihet nga nje numer i madh vendesh.
Ka rajone ne Evrope dhe ne Ballkan, duke kujtuar ketu Rusine, Bosnjen, te cilat mund te kerkojne perseritjen e precedentit te Kosoves...
Deri tani, kundershtaret e pavaresise se Kosoves kane deshtuar ne argumentet e tyre se pavaresia e Kosoves nuk paraqet rast ligjor unikal. Kosova perben nje rast te vecante, sui generis dhe kete nuk e thote ministri i Jashtem i Shqiperise, por Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, dhe i derguari i tij i posacem, Presidenti Ahtisari. Kosova perfaqeson shkeputjen e fundit dhe shkon drejt bashkesise evropiane, ku kufijte do te kene nje domethenie me te vogel.
A ekziston mundesia per bllokade apo embargo nga ana e Serbise, meqenese Kosova nuk ka port daljeje dhe se ajo mund te mbeshtetet vetem te Shqiperia, ne nje rast te tille?
Embargoja e deklaruar apo e presupozuar, ne radhe te pare eshte nje mase, e cila i drejtohet opinionit te brendshem publik serb. Si i tille, efekti i saj mbi Kosoven, ne qofte se do te ecet me hapa te tilla, do te jete minimal. Vec Shqiperise Kosova rrethohet edhe nga fqinje te tjere, te cilet kane bere te gjitha pergatitjet per te vazhduar ne menyre te panderprere lidhjet me Kosoven, levizjen e lire te njerezve, mallrave dhe sherbimeve. Ndaj cdo bllokade apo embargo do te prekte dhe demtonte vete Serbine, interesat dhe imazhin e saj.
Po lidhur me "Shqiperine e madhe"...
Synimi dhe destinacioni perfundimtar i Shqiperise, krahas vendeve te tjera te rajonit, eshte bashkimi me strukturat euroatlantike. Ashtu si Kroacia dhe Maqedonia, shpresojme te marrim ftesen per anetaresim ne Samitin e Bukureshtit, ne muajin prill. Ky integrim do te shmange cdo alibi, ai do te perqendroje vemendjen e vendeve te rajonit dhe Serbise ne problemet e verteta qe kemi, ne forcimin e stabilitetit rajonal, stabilitet qe forcohet duke shmangur ndarjet dhe konfliktet, duke u bashkuar me familjen e Evropes se Bashkuar.
Te qendrojme te marredheniet rajonale. A mund te na shpjegoni metamorfozen e diteve te fundit te ceshtjes se liberalizimit te vizave me Maqedonine?
Konsiston ne nje projektmarreveshje per liberalizimin e plote te levizjes mes Shqiperise dhe Maqedonise, e cila pritet te finalizohet ne ditet dhe javet qe vijne gjate vizites se Kryeministrit maqedonas ne Tirane.
Nese per Kosoven po numerohen oret e fundit drejt pavaresise, per Shqiperine po numerohen ditet e fundit drejt Samitit te Bukureshtit, te cilin ju sapo e permendet. Keni pasur nje axhende pak te thuhet intensive gjate koheve te fundit. Vini nga Konferenca per Politikat e Sigurise ne Munih. Eshte diskutuar atje edhe per ceshtjet e zgjerimit te NATO-s me vendet e reja te "Adriatik 3", ku ben pjese edhe Shqiperia. Por mesazhet kane qene disi kontradiktore. Pak me heret eshte thene se nuk ka garanci per pranimin e Shqiperise. Ju keni mesazhe me pozitive?
Mendoj se eshte shume e qarte per te gjithe palet e perfshira ne kete proces, se procesi po ecen perpara. Mesazhet jane perdite e me pozitive. E rendesishme eshte te theksohet se procesi eshte ne vazhdim. Eshte detyra e kryetareve te shteteve, te qeverive te vendeve anetare te NATO-s qe ne Samitin e Bukureshtit si pike kryesore te axhendes te konfirmojne edhe njehere zgjerimin e kesaj aleance ne Evropen Juglindore. Eshte prerogativ i tyre, eshte e drejta e tyre dhe, deri ne kete moment, eshte mire qe fokusi i qeverive tona, i vendeve tona te vazhdoje te mbetet te reformat. Ato do te vazhdojne pa u ndalur deri ne ate moment dhe do t'i vazhdojne edhe me tej, pas samitit. Nderkohe, mund te them se kemi konstatuar vazhdimisht qe atmosfera e qarqeve vendimmarrese ne raport me perspektiven, pra mundesine e marrjes se fteses nga ana e Shqiperise, eshte ne nje progresion te dukshem dhe te perditshem.
E pranoj qe po ju drejtoj nje pyetje hipotetike, por nese ftesa per anetaresim nuk behet ne Samitin e Bukureshtit ne prill, ku do t'i kerkoni shkaqet?
Mendoj se ky eshte moment per te ecur perpara, qe mbi nje atmosfere optimizmi te justifikuar te vazhdojme perpjekjet tona deri ne Samitin e Bukureshtit e me tej. Anetaresimi i Shqiperise ne NATO dhe ne BE jane objektiva madhore e nderkombetare dhe asgje nuk mund te nderprese rrugetimin tone drejt tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›