E Diel, 1 Nëntor 2026

Madhi: Pronat, jo shtyrje afati

Afati 31 dhjetor, per dorezimin e dokumentacionit te pronareve ne komisionet e prones per t'u kompensuar, duket se nuk do te shtyhet me. Iniciatori i vendosjes se ketij limiti kohor, qe ne fakt ishte deri ne tetor te ketij viti, Arian Madhi tha dje per "Koha Jone", se shtyrje te metejshme per depozitim dokumentacioni, do te sillnin vetem zvarritjen e procesit dhe reformes se tokes. "Nuk e di se per cfare arsye kerkohet serish shtyrje nga pronaret, por koha ishte e mjaftueshme per ta, per te dorezuar dokumentet per njohjen e kthimin apo kompensimin e prones. Shtyrje ne baze te ligjit, behen ne raste kur pronari verteton se ka pasur probleme gjate kesaj periudhe ne dorezimin e tyre", sqaroi Madhi. Sipas tij, ne raste semundjesh, problemesh, apo cdo pengese tjeter, afati mund te shtyhet deri ne gjashte muaj. Por caktimi me ligj i nje tjeter "tolerimi", sipas tij, do te demtonte procesin e do ta zvarriste ate ne pafundesi. "Nuk mund te vijohet me shtyrje te tilla. Ne momentin kur une ndermora nismen dhe vendosa kete date, asnje prej pronareve nuk u ankua apo e pa si periudhe kohore te pamjaftueshme per te dorezuar dokumentet", sqaroi Madhi. Kreu i grupit parlamentar republikan, tha se pjesa me e madhe e pronareve kane aplikuar ne komisionet e prones dhe nje numer i vogel mund te kene mbetur, per te dorezuar ende dokumentet. Megjithate, Madhi theksoi faktin se shtyrja e afatit eshte ne dore te ekzekutivit, apo Kuvendit, me shumice votash. Por ai nuk e sheh si te nevojshme faktin qe nje proces te shtyhet vazhdimisht, dhe kjo per Madhin eshte ne dem te pronareve. Ai u shpreh i cuditur nga fakti qe pronaret kerkojne shtyrje apo ankese ne Gjykate Kushtetuese per te hequr nje afat te tille. Madhi ishte ai qe kerkoi shtyrjen e afatit deri ne fund te vitit. Ne menyre qe pronaret te kene kohe per te mbledhur dokumentacionin e nevojshem, e plotesuar dosjen qe kerkojne komisionet e prones per njohjen, kthimin e kompensimin e pronave. Afat qe pranohet nga pronaret e ligjshem te tokave, pasi kane nevoje ende per kohe per dokumentacionin, duke marre parasysh problemet me titujt e pronesise dhe vleresimin e tokave. Nder te tjera pronaret vazhdojne te kerkojne nga shteti, hartimin e fatures financiare se sa eshte kompensimi i tyre, te bindur se fondet qe percaktohen cdo vit ne buxhetin e shtetit, jane te pamjaftueshme. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›