Basha, me ministrat e NATO-s: Gati te marrim pergjegjesite si vend anetar

Ministri Basha merr pjese ne takimin vjetor te ministrave te Jashtem te NATO-s, i cili filloi dje punimet. Gjate sesionit te pare te ketij Ministeriali, te 28 ministrat e Jashtem te vendeve anetare te NATO-s, Shqiperise dhe Kroacise diskutuan mbi ceshtje te zgjerimit te aleances, situaten e sigurise ne rajonin euroatlantik, marredheniet NATO-Rusi, NATO-Ukraine dhe NATO-Gjeorgji, situaten ne Evropen Juglindore, Afganistan etj. Te gjithe ministrat e Jashtem te vendeve anetare, pasi i uruan mireseardhjen per here te pare Shqiperise dhe Kroacise ne kete Ministerial shprehen perkushtimin dhe angazhimin e tyre te plote per anetaresimin e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO para samitit te Strasburgut Prania e Shqiperise dhe Kroacise ketu, u shpreh nder te tjera, Rice, eshte deshmi e suksesit te ketyre 2 vendeve ne permbushjen e standardeve, por edhe nje histori suksesi e Aleances ne zhvillimin e nje modeli te suksesshem per demokracite e tjera qe aspirojne te behen anetare te Aleances. Ministri Basha falenderoi ministrat e jashtem te vendeve anetare per pritjen e ngrohte ne kete Ministerial te pare per Shqiperine. Ne vecanti ai i shprehu mirenjohjen e thelle Rices, per ndihmen e madhe dhe mbeshtetjen qe SHBA-te i dhane procesit te suksesshem te anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Ministri Basha me tej u shpreh se Shqiperia eshte gati te marre persiper pergjegjesite dhe detyrimet qe rrjedhin nga privilegji i te qenit anetar i Aleances me te suksesshme ne histori. Nderkohe dhe gjate takimit me ambasadoren amerikane, Rice, ai shprehu vleresimin per mbeshtetjen e Shqiperise ne NATO.