E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipotekat perplasje Ministri-Bashki

E merkure 25 Janar 2012 1651 NDERTIME PA LEJELigji per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve ne ndertim ka nxjerre ne pah nje perplasje mes Ministrise se Puneve Publike dhe Bashkise se Tiranes. Ndryshimi qe Ministria po i ben ketij ligji duket se ka kaluar per miratim drejt Kuvendit pa u koordinuar me pare me Bashkine e kryeqytetit. Ne thelb drafti ben fjale per legalizimin e te gjitha atyre ndertimeve te cilave per arsye te ndryshme nuk iu gjendet investitori. Nga ana e saj Bashkia edhe pse nuk ka depozituar ne Ministri komente apo sugjerime perkatese mbi kete draft ne thelb ngre pikepyetje mbi formulimin e ligjit. Ky institucion pretendon se nuk jane te mirepercaktuara ne ligj zgjidhja e problematikave qe mund te hasen ne terren fakt ky i konfirmuar edhe nga kryetari i Komisionit te Veprimtarive Prodhuese Jemin Gjana. Ligji ne fjale parashikon qe te ti jape zgjidhje te gjitha atyre objekteve qe nuk u gjendjet investitori apo kompania ka falimentuar te cilat nuk jane hipotekuar. Ndryshimi i tij i hap rrugen legalizimit te ketyre objekteve qe jane te evidentuara kryesisht ne Tirane.

ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›