Bob Hand Hetim te plote 21 janarit
E merkure 25 Janar 2012 2147
BOB HANDBob Hand keshilltar ne Komisionin Amerikan te Helsinkit dhe nje prej eksperteve te politikave te Ballkanit deklaron se hetimi per ngjarjet e 21 janarit duhet te shkoje deri ne fund. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes Hand u shpreh se eshte e natyrshme qe te kete ferkime mes institucioneve te ndryshme por duke aluduar mbi akuzat e kryeministrit Berisha ai tha se nuk duhet te vijohet me retorike me tone te larta qe sulmon individe te caktuar.
Sipas tij duke vepruar ne kete menyre kryeministri dhe zyrtaret qeveritare krijojne me teper mosbesim ne aftesine qe kane per te drejtuar vendin. shte e natyrshme qe te kete ferkime mes ketyre institucioneve te ndryshme sepse ky eshte edhe thelbi i kontrolleve dhe balancave. Sigurisht individe te ndryshem mund dhe duhet te perpiqen te luajne nje rol kur drejtojne nje institucion por ne nje veshtrim praktik jane institucionet qe bejne punen dhe jo individet qe sulmojne njeri-tjetrin. Por te ngresh akuza per grusht shteti apo te kercenosh se do te ndjekesh ligjerisht zyrtaret pasi te jene larguar nga posti kjo sigurisht nuk eshte e dobishme. Mendoj se duke vepruar keshtu kryeministri dhe zyrtaret e qeverise nuk do te bejne tjeter vecse do te krijojne me teper mosbesim ne aftesine qe kane per te drejtuar Shqiperine dhe kjo do te ishte per te ardhur keq ka thene Hand. Hand pershendeti zhvillimet javes se fundit ne Shqiperi dhe shfaqi shpresen se i gjithe procesi do te coje ne nje besim me te madh tek sistemi gjyqesor ne vend. Kjo eshte nje ceshtje shume serioze dhe fakti qe FBI-ja u perfshi ne hetim nenkupton se hetimi eshte i besueshem dhe serioz. Ne nuk mund te paragjykojme fajin sepse te akuzuarit jane te pafajshem deri sa te provohet faji. Por le te shpresojme se i gjithe ky proces do te coje ne nje besim me te madh te sistemi gjyqesor ne Shqiperi eshte shprehur Hand. Duke komentuar deklaratat e kryesocialistit Rama se ne hetim duhet te perfshihet edhe kryeministri Berisha dhe ish-ministri Basha Hand tha se kreu i opozites ka te drejte te shprehe mendimin e tij por ai nuk eshte prokuror i ceshtjes.ShareTweet