E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

Udhëheqësi konservator, Antonis Samaras, tha se referendumi vendos në rrezik pozitën e Greqisë në Bashkimin Evropian.

Samaras u takua mëngjesin e së martës me Presidentin grek, Karolos Papoulias. “Në mënyrë që të shpëtojë veten, Papandreu ka paraqitur një dilemë për shantazh çka vë në rrezik të ardhmen tonë po aq sa pozicionin tonë në Evropë”, tha Samaras pas takimit. “Zgjedhjet janë domosdoshmëri kombëtare”, shtoi ai.

Ndërkohë, një nga deputetet e grupit parlamentar të maxhorancës ka dezertuar, duke e lënë Papandreun me 152 deputetë nga 300 që ka parlamenti grek.

Tregjet botërore e veçanërisht ato evropiane ranë ndjeshëm të martën, menjëherë pas deklaratës së Papandreut se kërkon referendum për marrëveshjet e reja me Bashkimin Evropian./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-01 14:48
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›