Hipotekimi i banesave, Jaka: Zgjidh edhe problemet e biznesit

Hipotekimi i apartamenteve, përcakton qartë pritshmëritë pozitive në favor të gjitha palëve të intersuara në këtë proces. Dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe ministrit të Transporteve dhe atij të Drejtësisë, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jakaj e ka cilësuar këtë marrëveshje, një hap pozitiv që do të çlironte shumë problematikën e hasur në procedurat për autorësinë e pronës së blerë, nga ana e qytetarëve por edhe nga ana e përfaqësuesve të industrisë së ndërtimit.
Nikolin Jakaj shpreh edhe rezervat e tij për ligjin e amnistisë fiskale, për hartimin e të cilit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë është angazhuar drejtpërdrejt.
Sipas zotit, Jakaj ende nuk ka të dhëna zyrtare sa i përket amnistisë, që prej momentit, kur ky ligj ka hyrë në fuqi. Duke iu referuar bashkëpunimit mes insititucioneve për hipotekimin e banesave, Jakaj tha se tashmë është koha që ky bashkëpunim të forcohet edhe më tej në radhët e politikës shqiptare, ç`ka do të bënte siaps tij, që të lehtësohen shumë procedurat burokratike, me të cilat përballen qytetarët.