"Deutsche Telekom" kërcënon Greqinë me ndërprerje investimesh

"Ne duhet të verifikojmë nëse për investimet në Greqi ia vlen barra qiranë", theksoi Thimoteus Höttges gjatë një konferencë për shtyp.
Ai la të kuptohej se kjo analizë do të varej veçanërisht nga vendimi i "Deutsche Telekom" për të blerë ose jo 6 për qind të aksioneve ende në pronësi të shtetit grek në operatorin "OTE".
Kreu i "Deutsche Telekom", René Obermann, njoftoi se do të analizonte shumë shpejt dhe në mënyrë kritike çdo ofertë që do të vinte nga Athina. Ai akuzoi nga ana tjetër autoritetet rregullatore greke për vendimmarrje të pakuptueshme dhe tepër të ashpra ndaj çdolloj investimi.
"Deutsche Telekom" ankohet rregullisht për vështirësitë në prezantimin e produkteve të reja në Greqi. Drejtori financiar vlerësoi nga ana tjetër se grupi po haste probleme lidhur me të drejtën e punës në Greqi, për sa i përket kohës javore të punës apo pagesat sociale.
Grupi gjerman është aktor i rëndësishëm në Greqi ku sapo ka arritur në 40 për qind të kapitalit të "OTE" duke blerë aksione të shtetit grek, i detyruar në bazë të një opsioni blerjeje negociuar në të kaluarën.
"OTE", rezultatet e të cilit janë në rënie të lirë, kontrollon vetëm gjysmën e tregut grek të telefonisë celulare, ndërsa ka filiale në shumë vende të Evropës Juglindore.
Fuqizimi i grupit gjerman në këtë sipërmarrje, në kuadër të programit të privatizimeve që do të mundësojnë shpëtimin e Greqisë, shqetëson punonjësit grekë të cilët nisën një grevë pas njoftimit për blerjen edhe 10 për qind të aksioneve nga "Deutsche Telekom". /Start/
2011-08-04 15:04