Hipotezat për koalicione në Kosovë
Kosova mund të hyjë në krizë qeveritare menjëherë pas zgjedhjeve, nëse partitë politike i qëndrojnë deri ne fund mendimeve te shprehura para dhe pas votimeve te se dielës, ne lidhje me koalicionet e mundshme. Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosja kane përjashtuar një koalicion te mundshëm me PDK-në fituese te këtyre zgjedhjeve. Ndërsa kjo e fundit beson te gjeje një parti te vogël, si edhe pakicat për te formuar qeverinë e re, kështu shkruan e përditshmja "Zëri". Ndërsa "Koha Ditore" ne një analize te saj thekson se partneri me i mundshëm për partine e Thaçit është Aleanca Kosova e re e Behxhet Pacollit, e cila ne një fare mënyrë bashkëpunoi me PDK-në edhe për te rrezuar qeverinë e saj, me mocionin e mosbesimit, duke e çuar vendin ne zgjedhje te jashtëzakonshme. Megjithatë, disa media ne Prishtine, theksojnë se një koalicion mund te arrihet edhe mes PDK-së e AAK-së, duke bashkuar kështu ne një qeveri dy figura qendrore te UÇK-së, Thaçin dhe Haradinajn. Megjithatë, publikisht, krerët e AAK-së e kane mohuar një bashkëpunim te tille.
Shpërndaje