E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni kalon votëbesimin

Silvio Berluskoni arrin votëbesimin. Fillimisht ne senat, me një diference te konsiderueshme, dhe me pas ne dhomën e deputeteve, ku qeveria ka marre mbështetje ne fije te perit, me vetëm tre vota me shume. Jam i qete, ashtu siç kam qene gjithmonë. Ky ishte komenti i kryeministrit menjëherë pas votimit. Tepër i larte tensioni, sidomos ne dhomën e deputeteve, ku u konstatua edhe një rrjedhje e votave mes deputeteve mbështetës te kryetarit te parlamentit, Xhanfranko Fini. Tre deputete te lëvizjes finiane thyen vendimin e grupit te tyre, duke bere diferencën ne fitoren e Berluskonit me 314 vota pro qeverise dhe 311 kundër saj. Gjate debatit dhe deklarimit te votës kundër mocionit te një deputeteje finaniane, salle e parlamentit u përfshi edhe nga një zënke mes ligjvënësve. Edhe pse me një diference shume te vogël, qeveria Berluskoni qëndron ne pushtet, ndërkohë qe seancat e mocionit, ne senat dhe ne dhomën e deputeteve janë shoqëruar nga protesta, ne disa raste te dhunshme te studenteve ne shesh. Nuk munguan gjithashtu akuzat e deputeteve te opozitës për blerje te votave nga ana e kryeministrit Berluskoni, aq sa vete ai u detyrua te braktiste seancën pas fyerjeve te vazhdueshme ne drejtim te kreut te qeverise për aferat e tij seksuale dhe korrupsionin e madh.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›