KE, Ok! raportit te Dick Marty
Këshilli i Evropës miraton unanimisht raportin e Dick Martit kundër Hashim Thaçit. Vendimi u mor nga komiteti për punët ligjore ne Asamblenë Parlamentare te Këshillit te Evropës gjate një takimi te mbajtur ne mesdite ne Paris. Pas këtij votimi, komiteti ka bere thirrje për nisjen e hetimeve ne Kosovë nga EULEX e gjykatat ne Prishtine, lidhur me akuzat e ngritura për trafik organesh, personat e zhdukur, korrupsion dhe krim te organizuar. Ne deklaratën zyrtare te Këshillit te Evropës thuhet: Ekzistojnë shume indikacione qe konfirmojnë se menjëherë pas përfundimit te konfliktit ne vitin 1999 disa personave u janë hequr organet ne një klinike ne territorin shqiptar, afër Fushe-Krujës dhe me pas janë dërguar jashtë për transplanto. Organizatat ndërkombëtare ne Kosovë për hir te stabilitetit ne këtij shteti, kane sakrifikuar disa nga principet themelore te drejtësisë duke i anashkaluar ato. Komiteti kërkon nga EULEX-i qe te investigoje lidhur me këto krime dhe i bën thirrje gjithashtu autoriteteve serbe, atyre shqiptare dhe administratës ne Kosovë te bashkëpunojnë për një hetim te plote te kësaj çështjeje. Reporteri zviceran Dick Marty, përfaqëson shtetin e tij ne Asamblenë Parlamentare qe prej vitit 1995. Sipas njoftimeve zyrtare, raporti i tij për krimin e organizuar ne Kosovë pritet te debatohet ne Asamblenë Parlamentare me 25 janar te vitit 2011. Ky dokument fillimisht u pa me skepticizëm edhe nga ShBA e BE qe kërkojnë vërtetimin e akuzave te ngritura. Madje edhe autoritetet kosovare e ato shqiptare e cilësuan atë si abuziv.
Shpërndaje