Mocioni i mosbesimit në Maqedoni
Parlamenti i Maqedonisë do te vazhdoje edhe sot, ne orën 16:00, debatin ne lidhje me propozimin e partisë opozitare LSDM për shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski, u detyrua ta ndërpresë debatin ne orën 1:00 pas mesnate, pas 14 orësh diskutime, te shoqëruara edhe me fyerje e akuza personale mes deputeteve. Argumenti kryesor për zgjedhje të parakohshme i LSDM-së dhe partive opozitare, ku përfshihen edhe dy forca politike shqiptare, PDSH dhe Demokracia e Re, ishte se këtë po e kërkon populli dhe se gjate pese viteve qeverisje të VMRO-DPMNE-së qytetarët janë varfëruar, ndërsa proceset integruese janë bllokuar. Replika mes tyre kane shkëmbyer edhe deputetet e BDI-së dhe Demokracisë se Re. Nëse deputetët në Kuvend votojnë shpërndarjen atëherë, zgjedhjet e parakohshme duhet te mbahen brenda 45 ditësh.
Shpërndaje