Greqia ne ditën e katërt te grevës
Greqia ka hyre ne ditën e katërt te grevës dhe protestave ne shenje pakënaqësie ndaj masave te fundit te ndërmarra nga qeveria Papandreu. Punonjësit e transportit publik kane bojkotuar punën e tyre duke paralizuar lëvizshmërinë ndërsa radhe te gjata kamionësh e makinash kane bllokuar rrugët e Athinës, por edhe ne qytetet e tjera kryesore te vendit. Një dite me pare, qindra te rinj u përleshen ashpër me forcat e rendit. Tubuesit kane goditur forcat e rendit me bomba molotov, ndërsa këta te fundit i janë përgjigjur me gaz lotsjellës për te shpërndarë turmat.
Shpërndaje