E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i Dick Marti, sot ne KE

Raporti i Dick Martit, i cili pritet te paraqitet përpara Asamblesë Parlamentare ne Këshillin e Evropës, akuzon grupin "Drenica", bosi i te cilit, sipas këtij raporti, është kryeministri Hashim Thaçi, si një organizate kriminale me një shtrirje dhe influence te madhe ne Kosovë, por edhe me gjere. Sipas raportit, kreu i qeverise se Kosovës, Hashim Thaçi, është koka e një grupi shqiptar qe merret me trafik armesh, droge dhe organesh. Sipas provave qe shkruhen ne raportet e inteligjencies, Thaçi dhe grupi "Drenica" ndërtuan një superfuqi ne krimin e organizuar qe lulëzonte ne Kosovë e ne Shqipëri ne te njëjtën kohe. Ky raport pretendon se ka hetuar rrugën e trafikut e lendeve narkotike për 10 vjet ne 5 shtete te ndryshme e gjate hetimit ka dale emri i Hashim Thaçit dhe grupit te tij "Drenica", se ushtrojnë kontroll te ashpër ne trafikun e heroinës dhe lendeve te tjera narkotike. Analiza te ngjashme te inteligjencës qe punonte për NATO-n, qe mblodhën informacione menjëherë pas konfliktit te vitit 1999, e identifikojnë Thaçin si bosin kriminal me te rrezikshëm te UÇK-se. Por raporti citon edhe Shqipërinë si një vend ku është zhvilluar transplanto organesh. Dokumenti thotë se hetimi ne Shqipëri është jetik për këtë çështje, pasi burgjet e UÇK janë ndërtuar ne këtë vend. Ne raport thuhet se është ngritur shume tym rreth asaj qe njihet si "shtëpia e verdhe" ne Burrel, ku flitet se janë bere heqjet e organeve. Shtëpia e verdhe, ne fakt, ka qene një pike tranziti. Operacionet janë kryer ne një baze ne Fushe- Krujë. Nuk ka pasur ndërhyrje tipike kirurgjikale për heqjen e organeve, por është aplikuar metoda e njohur si "veshka nga kufomat". Te burgosurit janë vrare me plumb pas koke, e me pas u janë hequr veshkat, pa pasur shume nevoje për teknologji e shërbim kirurgjik te avancuar. Ekspertet thonë se kjo është një metode me e lire dhe me efikase. Ishte përzgjedhur pikërisht Fushe- Kruja për shkak te afërsisë me aeroportin kryesor ne vend dhe organet mund te transportoheshin me lehte. Raporti, qe është rezultat i një hetimi 2-vjeçar qe i referohet burimeve te FBI-se, implikon zotin Thaçi edhe ne trafikun e organeve, ndërsa mbështet plotësisht akuzat e ngritura ne librin e ish-kryeprokurores se Hagës, Karla Del Ponte. Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Bashkimi Evropian, Shqipëria por edhe një sere institucionesh te tjera, kane kërkuar prova lidhur me këtë dokument, i cili ka gjetur jo pak jehone ne mediet ndërkombëtare.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›