Hiqen bunkierët nga plazhi i Semanit, hasen probleme
Autori i Lajmit: red.
Ka filluar prej disa ditësh heqja e bunkierëve të njohur ndryshe si qendra të zjarrit nga plazhi i Semanit në Fier. Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar forca të saj të cilat në bashkëpunim dhe me specialistë të komunës Topojë në rrethin Fier, kanë nisur operacionin në fjalë. Largimi i qendrave të zjarrit cilësohet i vështire për vetë faktin se ato jo vetëm janë të mbuluara nga uji dhe rëra, por ndodhen dhe në zonën ku tashmë ka filluar dyndja e plazhistëve. Specialistët e ushtrisë shprehen se po ndeshen me mjaft vështirësi, që kanë të bëjnë me ujin, mbulimin me rërë të qëndrave të zjarrit si dhe ç montimin e këtyre qëndrave shumëvjeçare në pjesë më të vogla, për të mundësuar transportin e tyre larg rërës së plazhit. Pushuesit në këtë plazh thonë se punimet për heqjen e bunkierëve duhet të ishin bërë para fillimit të sezonit dhe jo tani kur punimet po krijojnë një imazh të rëndë në sytë e pushuesve të kësaj zone. Në gjithë vijën bregdetare të plazhit të Semanit janë rreth 66 qëndra zjarri të evidentuara nga specialistët dhe të futura në planin për largim nga kjo zonë. Ecuria e deritanishme e punës ka sjell largimin e një qëndre zjarri në ditë. Kjo do të thotë se i gjithë operacioni do të perfundoj, me mbylljen e sezonit turistik për këtë vit në zonën e Semanit.
Ky lajm është publikuar: 13/07/2009