KQZ, përfundon numërimin në Fier. Në avantazh PS
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Numërimi
Numërohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kutitë e Fierit, deri tani janë numëruar 9 kuti ku kryeson koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste “Bashkimi për Ndryshim” me 1813 ndaj 1331 vota të koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim”. Ndërkohë Partia Socialiste pretendon mandatin e 9-të në Fier. Kështu koalicioni i të majtëve është në avantazh me 482 vota. Ndërkohë Partia Socialiste pretendon mandatin e 9-të në Fier. Dy grupe të posaçme të këtij Komisioni kanë nisur fillimisht numërimin e dy kutive me nr 3006 dhe 3017 të KZAZ numër 18 të qarkut të Fierit. Gjatë numërimi kanë asistuar edhe përfaqësues të forcave politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi fletët e votimit për disa qendra votimi të disa KZAZ-ve në Qarkun Fier, pas kërkesave ankimore të paraqitura nga PS dhe PD. Vendimi për rinumërimin e 7 kutive erdhi ditën e shtunë pas një mbledhjeje maratonë që nisi dhe përfundoi pak para mesnate ku KQZ, mori në shqyrtim një nga një kutitë e KZAZ nr 18, 19, 20 e 22 të Qarkut të Fierit. Pas shqyrtimit të një pas njëshëm, KQZ vendosi rinumerimin e votave në KZAZ-së nr.18 te 3 qendrave te votimit perkatesisht qendren nr 3006, 3017 dhe 3027 pas ankimimit të paraqitur nga PS. Më pas KQZ ka miratuar dhe vendimin per të numëruar dhe dy qendrat e votimit të KZAZ nr 19 dhe konkretisht qëndrën e votimit nr 3116 dhe atë nr 3122 ndërkohë KQZ ka vendosur që në qendrën e votimit 3052 të KZAZ-së po 19 të ketë rivlersim të votave. KQZ gjitashtu ka vendosur numërimin e një qendre votimi të KZAZ-së nr 20 ndërsa rezultati i dy kutive të tjera në këtë KZAZ do të merret parasysh dhe të llogaritet në rezultatin e përgjithshëm. Gjithashtu KQZ ka numëruar dhe një kuti të KZAZ nr 22. PS pretendon se numërimi i kutive të mbetura në këtë qark do t i japë asaj mandatin e 9 në Fier. Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, në zgjedhjet e 28 qershorit në Qarkun e Fierit koalicioni i djathtë "Aleanca e Ndryshimit" fitoi 7 mandate, koalicioni i majtë "Bashkimi për ndryshim" 8 mandate dhe koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" 1 mandat. Dy grupe të posaçme të KQZ-së kanë nisur numërimin e kutive të KZAZ-së numër 19 të qarkut të Fierit. Nga numërimi i QV-së numër 3116, PS është në avantazh duke marrë 305 vota, ndërsa PD 94 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 48 vota dhe PDI 4 vota. Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të rivlerësojë 439 fletë votimi të QV-së 3052 të KZAZ-së 19 të Fierit. Në këto fletë votimi janë vërejtur mangësi, pasi fletët ishin vetëm me vulën e sekretarit të QV-së. Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të rivlerësojë 439 fletë votimi të QV-së 3052 të KZAZ-së numër 19 të qarkut të Fierit. Përfundon kutia 3, mbyllet numërimi për KZAZ nr 18. Është kryer numërimi i kutise nr 3027 të KZAZ nr 18 e Qarkut të Fierit në Komisionin Qëndror. Nga votat e numëruara PS rezulton me 134 vota, PD me 88 vota dhe LSI me 14 vota. Edhe kutia e dytë, numërimi i të cilës nxjerr në avantazh PS. Grupet e numërimit në përfundim të numërimin të votave në kutinë nr 3017 të KZAZ nr 18 të qarkut Fier kanë nxjerrë si rezultat se PS ka marrë 124 vota, PD 94 vota kurse LSI 17 vota. Nga kjo kuti rezultuan 19 fletë të pavlefshme. Po ashtu dy grupet e numërimit kanë përfunduar numërimin e votave e kutisë nr 3006 në KZAZ nr18 ku rezultoi se PS ka marrë 301 vota, PD 135 vota dhe LSI 22 vota. Gjatë numërimit u kontestuan 226 vota për PS dhe 98 për PD.
Kutia 3052 kryeson PD
Subashi: “Fletët vetëm me një vulë janë të pavlefshme”
Ka përfunduar numërimi i votave të kutisë 3052 të KZAZ-së 19 në Fier. Sipas përfaqësueses së Partisë Socialiste, njëkohësisht edhe nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi fletët vetëm me një vulë janë të pavlefshme. 439 fletët e qendrës 3052 ishin të ankimuara nga Partia Demokratike. Nga numërimi i votave rezultoi se PD ka marrë 362 vota ndaj, PS 9 vota dhe LSI 3 vota. KQZ, shpalli të vlefshme 439 votat e QV-së 3052 të KZAZ-së nr. 19 të Qarkut Fier, të cilat ishin klasifikuar si të pavlefshme nga KZAZ përkatëse për shkak të mungesës së një vule.Pas ankimimit të PD-së pranë KQZ-së për shpalljen të vlefshme të këtyre votave, KQZ vendosi që t i konsiderojë ato si vota të vlefshme, me argumentin se "veprimet e paligjshme të administratorëve zgjedhorë nuk mund të çojnë në pavlefshmërinë e votës së qytetarëve shqiptarë". Duke informuar mbi rastin në fjalë, anëtari i KQZ-së Klement Zguri vuri në dukje se "në një moment të caktuar, kur në këtë qendër votimit procesi zgjedhor po zhvillohej konform dispozitave ligjore, sekretari i QV-së ka braktisur detyrën duke marrë me vete vulën. Kjo vulë është dorëzuar në KZAZ-në nr. 19, e cila është nën ndikimin e një spektri politik të caktuar. Në këtë drejtim vlerësoj se 439 fletët me një vulë janë të ligjshme për t u numëruar dhe secili subjekt të marrë votat që i takon. Ne nuk kemi të drejtën t i mohojmë votën qytetarëve", tha Zguri. Në këtë drejtim, Kryetari i KQZ-së Arben Ristani vuri në dukje se "jemi përpara një shkelje shumë të rëndë të ligjit, një fenomen që cënon votën e qytetarëve shqiptarë. Asnjë veprim i paligjshëm nuk nuk mund të çojë në pavlefshmërinë e votës së qytetarëve shqiptarë", tha kreu I KQZ-së. Ndërsa, përfaqësuesit e PS-së në KQZ-së vlerësuan se "ligji parashikon që votat që janë të pajisuara me një vulë të konsiderohen të pavlefshme. Nuk mund të vlerësohen si të vlefshme këto vota duke cënuar ligjin", thanë ata.
Numërimi sipas kutive
Në kutinë 3188, koalicioni i PS-së kryeson me 327 vota ndaj 93 të koalicionit të PD-së.
Në kutinë 3006, koalicioni i PS-së kryeson me 313 vota ndaj 195 të koalicionit të PD-së.
Në kutinë 3052, koalicioni i PD-së kryeson me 362 vota ndaj 9 të koalicionit të PS-së.
Ne kutinë 3017, koalicioni i PS-së kryeson me 137 vota ndaj 128 të koalicionit të PD-së.
Në kutinë 3016, koalicioni i PS-së kryeson me 318 vota ndaj 109 të koalicionit të PD-së.
Në kutinë 3027, koalicioni i PS-së kryeson me 252 vota ndaj 106 të koalicionit të PD-së.
Në kutinë 3122, koalicioni PS-së kryeson me 120 vota ndaj 95 të koalicionit të PD-së.
Në kutinë 3185, koalicioni PS-së kryeson me 200 vota ndaj 78 të koalicionit PD-së.
Faqe 3
Ky lajm është publikuar: 13/07/2009