Presidenti dekreton ndarjen territoriale të 6 Gjykatave të Apelit
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Sistemi i drejtësisë
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka shpallur dekretin për caktimin e kompetencave tokësore dhe të qendrës së ushtrimit të veprimtarisë së Gjykatave të Apelit si dhe të gjykatave që do të kenë në përbërje sektorin e të miturve. Në dy dekrete të veçanta, Presidenti ka përcaktuar ndarjen e re tokësore. Kabineti i Topit tha se dekreti erdhi në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 6, paragrafi 4 të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të ministrit të Drejtësisë. Sipas dekretit, në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjykatat e apelit organizohen në 6 zona, me kompetencë tokësore dhe qendra të ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Si dhe për gjykimin e të miturve do të jenë të gatshme shtëtë gjykata në të gjithë vendin.
Gjykata e Apelit
Në propozimin e Ministrit të Drejtësisë dhe dekretit të Presidentit përcaktohen qartë 6 Gjykatat e Apelit dhe ndarja e tyre tokësore. Sipas dekretit ndarja është bërë në: Gjykata e Apelit Tiranë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Dibër, Krujë, Kurbin, Mat, Tiranë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Tiranë. Gjykata e Apelit Durrës, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Elbasan, Durrës, Kavajë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Durrës. Gjykata e Apelit Shkodër, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Lezhë, Kukës, Pukë, Shkodër, Tropojë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Shkodër. Gjykata e apelit Vlorë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Berat, Fier, Lushnje, Vlorë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Vlorë. Gjykata e apelit Korçë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Korçë e Pogradec dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Korçë. Gjykata e apelit Gjirokastër, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Gjirokastër, Përmet, Sarandë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Gjirokastër. Në këtë mënyrë, dekreti nr. 1984, datë 07.01.1998 “Për krijimin e gjykatave të apelit dhe caktimin e kufijve tokësore të veprimtarisë së tyre”, shfuqizohet dhe ngarkohet Ministria e Drejtësisë për zbatimin e dekretit më të fundit, i cili hyn në fuqi më 1 shtator 2009.
Seksioni i të miturve
Presidenti ka dekretuar në të njëjtën ditë edhe ndarjen e seksioneve penale për të mitur. Sipas dekretit në territorin e Republikës së Shqipërisë, seksionet penale për gjykimin e të miturve krijohen në: Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Dibër, Krujë, Kurbin, Mat dhe Tiranë. Gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Durrës dhe Kavajë. Gjykatën e rrethit gjyqësor Shkodër, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Lezhë, Kukës, Pukë, Shkodër dhe Tropojë. Gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Berat, Fier, Lushnje dhe Vlorë. Gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Korçë dhe Pogradec. Gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë. Gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan, me kompetencë tokësore në rrethin gjyqësor Elbasan.
6 Gjykatat e Apelit
1.Gjykata e Apelit Tiranë
2.Gjykata e Apelit Durrës
3.Gjykata e Apelit Shkodër
4.Gjykata e Apelit Vlorë
5.Gjykata e Apelit Korçë
6.Gjykata e Apelit Gjirokastër
Ky lajm është publikuar: 13/07/2009