E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqet emri “Ismail Qemali” nga Universiteti i Vlorës

Senati voton me 8 vota pro heqjes së emrit

Bujar Leskaj: Heqja e emrit, gafë e patolerueshme

Propozimi i bërë nga senati i Universitetit të Vlorës për heqjen e emrit “Ismail Qemali’ duket se ka marrë miratimin e shumicës së këtij senati. Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar paraditen e djeshme ky senat ka miratuar vendimin 8 vota pro dhe 6 kundër, pas propozimit të rektorit Tanush Shaska.

Nga vendimi i marrë ka reaguar deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, i cili ka deklaruar se “heqja e emrit “Ismail Qemali” është një gafë që mund të tolerohet”. Ai kërkoi që drejtues të specialistë të Ministrisë së Arsimit të mos pranojnë propozimin e bërë nga rektori, pasi sipas tij, emri i Ismail Qemalit është shumë më i madh sesa i të gjithë politikanëve dhe pedagogëve të Vlorës së bashku. Dhe askush nuk ka të drejtë të gjykojë për emrin dhe kontributin e tij. Por vendimi i fundit i marrë nga senati i këtij universiteti për ndryshimin e emrit, duket se do të hapë një debat mjaft të gjerë duke shkaktuar polemika të mëdha.

Ndërkohë që megjithëse është marrë vendimi që të hiqet emri “Ismail Qemali”, deri më tani nuk ka një propozim konkret për emrin e ri që pritet të zëvendësojë emrin e mëparshëm.

UTV

Universiteti i Vlorës është krijuar që në vitin1994 si Universitet Teknologjik i Vlorës. Sot ka rreth 15 000 studentë në programe të ndryshme me dhe pa shkëputje nga puna. Është universiteti i dytë për nga madhësia në Shqipëri.

Ky universitet ndodhet në sheshin “Pavarësia” të Skelës.

Programet e reja të cilat futen në zbatim në shtator 2008 e bëjnë UV-në universitetin më të mirë në Shqipëri dhe një nga më të mirët e Ballkanit në fushat e shkencave dhe teknologjisë. Drejtuesit synojnë që Universiteti i Vlorës të bëhet një universitet me karakter ndërkombëtar dhe i cilësisë së parë në familjen e universiteteve evropiane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›