E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon rikonstruksioni në shkollën “Ali Myftiu”

Elbasan

Një fond prej 6 milionë lekësh nga buxheti i shtetit është dhënë për rikonstruksionin total të ambienteve të bazës së prodhimit në shkollën profesionale “Ali Myftiu” në qytetin e Elbasanit. Tashmë punimet kanë nisur dhe pritet që të përfundojnë para vitit të ri shkollor 2008-2009. Edhe rikonstruksioni i kësaj shkolle ka qenë një premtim i dhënë nga deputeti i PD-së në zonën 54 të qytetit të Elbasanit, Aurel Bylykbashi, i cili ka premtuar se në një të ardhme të afërt do të ketë të tjera investime për këtë shkollë profesionale. Punimet për rikonstruksionin e bazës prodhuese do të përmirësojnë ndjeshëm ambientet. Shkolla “Ali Myftiu” është ndërtuar rreth viteve '30 dhe është hera e parë që në këtë shkollë kryhet një investim i tillë prej 6 milion lekësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›