Hiqet kriteri i distancës për farmacitë në të gjithë vendin
Shkak, përfitimet e shumta që kishin një pjesë e farmacive pranë poliklinikave. Lejet për aktivitetin do të jepen nga Qendra Kombëtare e Licencimit
Emanuela Sako
Ndryshojnë kriteret për licencimin e farmacive në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur për heqjen e kriterit të distancës mes farmacive dhe ushtrimin e aktivitetit të lirë, pa marrë parasysh se sa afër janë. Drejtori i ASHR-së, Arben Preza shprehet për gazetën “Albania” se tashmë farmacitë nuk duhet të respektojnë largësinë prej 100 metrash, e cila ka qenë një kriter kryesor për dhënien e licencës për farmacistët. Pas këtij vendimi, farmacistët janë të lirë të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas dëshirës, pa respektuar distancën. Sipas Prezës, kjo zgjidhje është vendosur për shkak të përfitimeve më të mëdha që kanë një pjesë e farmacive që janë afër poliklinikave apo në zona të tjera strategjike ku ka më shumë blerje.
Arsyet
Kriteri i distancës për hapjen e farmacive është hequr për arsye se një pjesë e farmacive e tejkalonin nivelin e rimbursimit të barnave në listë dhe kishin përfitime të mëdha. Specialistët kanë vendosur që një kriter i tillë të hiqej që t’i jepej mundësi përfitimi të gjithë farmacistëve. Në këtë mënyrë është synuar vendosja e barazisë mes gjithë farmacive dhe jo vetëm atyre që janë pranë poliklinikave dhe kanë numrin më të lartë të recetave. Praktika ka treguar se farmacitë që janë më pranë spitaleve kanë dhe numrin më të lartë të pacientëve që blejnë medikamente. Një pacient që kryen vizitë në një poliklinikë apo spital, drejtohet gjithmonë për të blerë barna pranë farmacive që ndodhen pranë klinikës. Në këtë rast mund të përfshihet edhe stimulimi i mjekëve, të cilët drejtojnë pacientët në një prej farmacive pranë qendrave.
Kriteret
Ndryshimi për kriteret e reja ka hyrë në fuqi që në datën 8 qershor. Qeveria miratoi vendimin e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për ndryshimin e kriterit të distancës dhe vendosjen e një lloj balance në aktivitetin e farmacistëve. Ndërkohë që licencat për hapjen e farmacive do të jepet nga Qendra Kombëtare e Licencimit. Për hapjen e një aktiviteti privat në fushën e shëndetësisë, duhet që të gjithë subjektet të kryejnë aplikimin pranë autoriteteve shëndetësore. Në këtë mënyrë është e nevojshme që subjekti të dorëzojë një kërkesë me shkrim për licencim. Kërkesa me shkrim duhet të jetë së bashku me një vlerësim të shkurtër për veprimtarinë e kaluar dhe atë që do të ushtrojë subjekti. Pjesë e dokumentacionit do të jetë edhe vendimi i gjykatës për regjistrimin, vërtetimi për anëtarësinë në Urdhrin e Mjekëve (për mjekët dhe stomatologët). Aplikuesit duhet të dorëzojnë licencën profesionale të drejtuesit teknik të shoqërisë për ushtrimin e veprimtarisë(për subjekte, si klinika mjekësore, klinika dentare, depo farmaceutike). Subjekti duhet të lëshojë një deklaratë me shkrim, ku të thuhet se subjekti, njeh legjislacionin në fuqi, në fushën e shëndetësisë. Po kështu, duhet të jetë i pajisur me lejen higjieno - sanitare.
23 Qershor 2009