E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganierët zbulojnë 380 fishekë

Nga Express më 19 janar 2011 në ora 19:50

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrollit të një automjeti me tabela të huaja nga ana e oficerëve të saj dhe Policia e Kosovës, janë zbuluar 380 fishekë të fshehur nëpër çanta e qese të ndryshme.

Gjatë kontrollit në orët e pasdites së djeshme, oficerët doganorë dhe ata policorë kanë ndaluar për ekzaminim një automjet në pikën kufitare, me ç’rast edhe janë gjetur fishekë të kalibrit 12 mm.

“Pas ndalimit nga ana e oficereve doganorë të një veture me targa të huaja e drejtuar nga një shtetas i Malit të Zi, oficerët kanë ushtruar kontroll detale ku janë gjetur të fshehur nëpër çanta dhe qese të ndryshme një sasi të municionit për gjueti. Gjatë kontrollit kanë asistuar edhe Policia Kufitare”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Dogana e Kosovës.

Bëhet e ditur se malli është konfiskuar dhe i rasti është dorëzuar te Policia Kufitare për vazhdimin e procedurave hetimore të mëtejme.

Vlen të theksohet se që nga data fillimi i janarit të këtij viti oficerët doganorë në Vërmicë, kanë parandaluar në 8 raste tentim kontrabandimi të mallrave të ndaluara, respektivisht fishekëve. Sasia totale e zbuluar nga të gjitha këto raste është afro 1700 copë fishekë të kalibrit 12mm.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›