Nderohet me titull nderi Sejfit Protopapën
09/06/2010 Për kontributet e tij për çështjet shqiptare
BERAT- Bashkia e qytetit të Beratit ka nderuar ditën e djeshme me titullin nderi i qytetit Sejfit Protopapën, emrin e të cilit jemi mësuar ta dëgjojmë në filmin mbi Sali Protopapën, drejtuesin e ballit gjatë luftës. Por, Sejfit Protopapa, i cili ka lindur më 1924 në këtë qytet, i cili ka qenë i përfshirë në organizatën e Ballit Kombëtar dhe që është larguar nga vendi ynë menjëherë pas çlirimit duke u vendosur fillimisht në Itali dhe më pas në Amerikë ku përfitoi azil politik ka dhënë një ndihmesë të pamohueshme për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe rikthimin e besimit fetar në vendin tonë. Pasi ka kryer studimet fillimisht në Itali si llogaritar e më pas për fizik në Amerikë Protopapa është punësuar në NASA me qendër të Massachuessets, ku dhe ka dalë në pension më 1981. Botimet e shumta shkencore pranë NASA-s për problemet e fizikës do ta bënin Protopapën një nga njerëzit më të shquar në mjediset e saj. Menjëherë pas ndryshimit të sistemeve në 1992
Protopapa zhvillon vizitën e parë në vendin e tij së bashku me një delegacion të ortodoksisë shqiptare- amerikane të kryesuar nga Antonio Athanasi për rikthimin e besimit fetar në Shqipëri. Por, Protopapa ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për pavarësinë e Kosovës. Ai ka sensibilizuar kisha të ndryshme në SHBA, ndërsa në Uashington ka dorëzuar pamflete në çdo derë të deputetëve dhe senatorëve ku bënte me dije se Kosova po vuante nga abuzimi serb që sipas tij ishte i barabartë me Holokaustin kundër hebrenjve. Gjithashtu Protopapa ka marrë kontakte sensibilizuese me ish-ministrin e Jashtëm amerikan Jamer Baker, duke ngritur shqetësimin për Kosovën. Për këto arsye Këshilli Bashkiak vendosi t’i japë titullin “Nderi i qytetit” me motivacionin “Për kontributin e tij patriotik dhe atdhetar për çështjen e Kosovës, përpjekjet e tij të pakursyera për liritë fetare në Shqipëri, shkencëtarit që me pasion dhe vullnet të hekurt arriti që të punojë dhe të publikojë artikuj shkencorë në institucionet e nivelit botëror siç është NASA duke rritur autoritetin e qytetit të Beratit dhe të Shqipërisë në botë”. Ditën e djeshme, 86- vjeçari i shoqëruar nga vajza e tij mbërriti në qytetin e Beratit ku mori titullin e nderit në një takim të zhvilluar në prani të autoriteteve lokale si dhe historianit Pëllumb Xhufi.