BODE në Uashington, në takim vjetor të BB-së e FMN-së
Një delegacion i lartë shqiptar i kryesuar nga ministri i Financave, Ridvan Bode, pritet të marrë pjesë javën që vjen në takimin vjetor të guvernatorëve dhe drejtorëve të bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në Uashington DC. Burime nga Ministria e Financave bënë të ditur se gjatë qëndrimit atje, pritet që zyrtarët e lartë shqiptarë të takohen me homologët e tyre nga vende të ndryshme të botës, si dhe me drejtues të dy institucioneve më të rëndësishme financiare, FMN-së dhe BB-së.
Gjatë qëndrimit në Uashington DC, delegacioni shqiptar pritet të lobojë edhe mbi çështjen e Kosovës, duke qenë se Kosova do të jetë e pranishme për herë të parë në takimin vjetor të guvernatorëve dhe drejtorëve të Bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.