Qumështi; Gjana bllokon importet nga Kina
Hyrja në disa vende të Evropës së sasisë së qumështit të importuar nga Kina, i infektuar me melaminë, ka vënë në alarm edhe autoritetet shqiptare. Për t’i paraprirë rrezikut që mund t’u kanoset fëmijëve në Shqipëri, ministri Gjana ka urdhëruar bllokimin e qumështit që importohet nga Kina për një kohë të pacaktuar. Urdhri i dalë dje dikton analizat e detyruara të qumështit të importuar nga Kina. Atij do t’i bëhen analizat në një vend të Bashkimit Evropian për sasinë e melaninës. Vetëm pas përgjigjes së analizave, qumështi mund të lejohet të hyjë në tregun vendas
Një sasi qumështi i importuar nga Kina është bllokuar dhe mostra të tij janë çuar në Romë, për t’i bërë analiza, për të parë nëse kanë sasi melamine. Urdhri është dhënë nga ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, Jemin Gjana. Ministri nxori dje një urdhër për bllokimin e përkohshëm të importimit dhe tregtimit të qumështit dhe produkteve me bazë qumështi nga Kina. Në kryeqytetin e vendit fqinj bëhet e ditur se janë çuar mostra të qumështit “Panda”. Një masë e tij u diktua menjëherë pas rritjes së shqetësimit të konsumatorit shqiptar, që janë të informuar tashmë se sasi qumështi me melaminë janë konstatuar në vendet fqinje, si Greqi, Maqedoni, por edhe në disa vende të tjera në Evropë, si Londër apo Rusi, pas skandalit të qumështit të kontaminuar në Kinë, ku mijëra fëmijë janë helmuar, mes të cilëve ka edhe viktima.
Pas skandalit të përhapur në Kinë, edhe vendet evropiane kanë nisur të marrin masa për të pasur situatën nën kontroll, duke bërë analiza për produktet e qumështit që janë në treg dhe duke ndaluar përkohësisht importet nga Kina. Ky ka qenë shkaku që ka nxitur edhe ministrin Gjana të japë një urdhër të tillë, pasi dyshohet se produkte të tilla mund të ketë edhe në tregun shqiptar. Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë parashikon bllokimin e qumështit dhe produkteve të tjera me bazë qumështi, nëse gjenden në tregun tonë. Këtyre produkteve do t’u bëhet analiza mbi përmbajtjen e melaminës në një laborator të një vendi të Bashkimit Evropian. Nëse përmbajtja e melaminës del e lartë, atëherë produkti do asgjësohet menjëherë. Urdhri parashikon bllokimin e qumështit deri në marrjen e përgjigjeve të analizave dhe në rast se produkti del i kontaminuar, atëherë duhet të kryhet menjëherë asgjësimi i produktit. Në urdhrin e nxjerrë dje, ministri Gjana thekson se “për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Pikat e Inspektimit Kufitar, Inspektorati Veterinar i Bashkive pranë doganave, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dhe operatorët e biznesit ushqimor”. Ndërkohë urdhri i ministrit Gjana vjen menjëherë pas embargos që Komisioni Evropian u bëri produkteve me bazë qumështi nga Kina, për të gjitha vendet e BE-së.
Skandali i ushqimit të foshnjave në Kinë nuk di të marrë fund. Jo vetëm pluhuri i qumështit, por edhe qumështi i freskët duhet të jenë të dëmtuara me lëndën kimike melaminë. Në fillim të shtatorit u konstatuan rastet e para në Kinë, ku disa fëmijë u helmuan nga qumështi i cili kishte përbërje të lartë melanine. Në mesin e shtatorit në Kinë u shtuan në spital rreth 6000 bebe. Këto raste u konstatuan se ishin helmuar nga qumështi pluhur me melaminë. Por jo vetëm qumështi pluhur, por edhe raste helmimi me qumështin e freskët janë konstatuar në Kinë gjatë muajit shtator. Inspektorët në Kinë, në 10 produkte të kontrolluara, kanë mundur të dëshmojnë lëndën e rrezikshme kimike. Të prekura janë ndër të tjera ndërmarrjet e mëdha të përpunimit të qumështit në vend: "Mengniu", "Yili" dhe "Bright". Nga analizat e bërë në pluhurin e qumështit në të është gjetur kimikatia industriale melaminë, që shkakton gurë në veshka. Vitin e kaluar melamina ishte shkaktari kryesor për vdekjen ose sëmurjen e mijëra maceve dhe qenve në SHBA, që konsumonin ushqim kinez me këtë shtojcë.