Hiqet tarifa vjetore për studentët mbetës
është hequr përfundimisht taksa vjetore, që studentët, të cilët rezultonin mbetës në një apo disa provime detyroheshin të paguanin. Më parë, ata i nënshtroheshin një pagese vjetore shkollimi pavarësisht nga numri i provimeve të mbartura të viteve të kaluara. Një vendim të tillë mësohet se e kanë marrë dekanatet e fakulteteve. Në përputhje me modelet e universiteteve që zbatojnë kartën e Bolonjës, studenti detyrohet të paguajë tarifën e llogaritur në bazë të krediteve. Pra, nëse studenti ka të bartura dy apo tre provime, ai do të detyrohet që të paguajë vetëm për ato lëndë dhe nuk i nënshtrohet një tarife të plotë vjetore në universitet.
Një vendim i tillë është marrë në mënyrë të veçantë për të mos rënduar studentët nga pikëpamja ekonomike. Kjo në një kohë kur dihet se në universitetet tona, numri i studentëve që bartin provime nga njëri vit në tjetrin është në një shkallë shumë të lartë.
#