Hiqjani tiranit Tiranën
Le t’ja besojmë kryeqytetin njeriut që kemi parë tek dera jonë për të dëgjuar hallet dhe shqetësimet tona. Le t’ja besojmë Tiranën kandidatit që është bërë njësh me qytetarin, kandidatit që ka zgjedhur konsensusin dhe jo konfliktin. Le t’ja besojmë kryeqendrën shqiptare Kandidatit Basha që solli shpresën në këtë qytet, kandidatit që do të ketë respekt të plotë dhe të pacënueshëm për pronën private, që në ndryshim nga paraardhësi nuk do të nëpërkëmbë Këshillin Bashkiak dhe nuk do të gllabërojë hapësirat publike.
Më të cilin nuk do të ndiejmë më shurdhërinë dhe mungesën e Bashkisë, në mënyrë që betoni mos të na kërcënojë më. Njeriut që kërkon ndryshime rrënjësore, njeriut që do të bëjë reformat fiskale në bashkëpunim me qeverinë vendore për ta nxjerrë kryeqendrën shqiptare nga moçali ekonomik. Kandidatit të së djathtës të cilit i jepet shansi për të bërë diçka për Tiranën, kandidatit të Partisë Demokratike i cili ndihet tejet i lumtur që ka zgjedhur Tiranën, i cili kërkon ti përkushtojë jetën e tij kryeqendrës shqiptare, i cili thekson se ndasitë politike nuk do të thithin energjitë tona që shprehet se konflikti politik nuk ndërton asgjë.
Le ti besojmë Tiranën njeriut të punës, që kërkon zgjidhje reale kandidatit që thotë se po të punohet s’ka probleme të pazgjidhshëm. Le t’ja besojmë kryeqytetin njeriut që ju besua rruga e kombit dhe që e realizoi, le ti besojmë kryeqendrën shqiptare Lulzim Bashës, i cili si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë priti Xhorxh. W. Bushin në vitin 2007, që dha një kontribut të jashtëzakonshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2008, që si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë realizoi të gjitha kërkesat e Bashkimit Europian për të hequr vizat për Shqipërinë.
Le t’ja besojmë Lulzim Bashës Bashkinë e Tiranës, kryebashkiakut që nuk harron të thotë që premtimet i bazon në objektiva, që thekson se qytetarët e Tiranës do të jenë pjesë e vendimmarrjes, që deklaron se betejat e qytetarëve do të jenë betejat e tija dhe që do të mbrojë interesat e qytetarëve të Tiranës dhe kërkon të krijojë një Tiranë moderne nëpërmjet ndërtimit të unazës së madhe, me një sistem të ri tramvaji.
Le t’ja besojmë kryeqytetin e shqiptarëve Lulzim Bashës, i cili pa keqardhje i la funksionet e tij për të mos e lënë më Tiranën jetime.
Le t’ja besojmë kryeqytetin Lulzim Bashës.