Hiqni imunitetin Spahiu Nxit korrupsionin ne drejtesi

Imuniteti përplas palët jo vetëm brenda politikës, por dhe gjyqësorit. Kreshnik Spahiu del kundër qëndrimit të pak ditëve më parë të kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, e cila kërkon heqjen e imunitetit vetëm për të korruptuarit. Nënkryetari i KLD-së e konsideron imunitetin si pabarazi përpara ligjit.
“Imuniteti është shndëruar në një pengesë kushtetuese dhe barrierë për garantimin e parimeve universale të barazisë përpara ligjit të shtetasve shqiptarë. Imuniteti ka shkaktuar pabarazi të theksuara të qytetarëve me politikanët dhe gjyqtarët, duke i bërë ata pjesë e dorës së dytë në shoqëri dhe duke i shndëruar politikanët dhe gjyqtarët në një pjesë të privilegjuar dhe të paprekshme nga ligji. Kjo pabarazi duhet të shuhet përfundimisht pasi ajo ka nxitur rëndë korrupsionin politik dhe atë gjyqësor” – tha Spahiu.
Çështja e imunitetit për politikanët dhe njerëzit e drejtësisë, i ka ndarë palët në 2 kampe, ata që janë pro heqjes së mburojës kushtetuese dhe atyre që e konsiderojnë atë një domozdoshmëri për të ruajtur nga sulmet politike.
“Heqja e imunitetit të gjyqtarëve është çështje e ditës, pasi me dhjetra iniciativa, kontrolle, inspektime nuk kanë efiçencë apo rezultat, pasi ato minimizohen në probleme disiplinore duke pamundësuar në këtë mënyrë, luftën kundër korrupsionit. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha kapacitetet tona në favor të këtij debati dhe gjetjen e një zgjidhje të shpejtë”- tha Spahiu.
Këto deklarata, Spahiu i bëri gjatë një tryeze të organizuar nga KE dhe BE, për çështjen e imunitetit, ku ishin të pranishem përfaqësues politikë, drejtues të Prokurorisë, Gjyqësorit dhe ekspertë të drejtësisë.
Denada Shkodrani