Rimekembja e botes nafta dhe inflacioni jane kercenim

Rritja e çmimit të karburanteve dhe inflacioni në ekonomitë në rritje, janë rreziqet kryesore që kërcënojnë rimëkëmbjen e botës nga kriza ekonomike. Megjithatë, sipas specialistëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, këto aspekte nuk janë aq të fuqishme sa ta nxjerrin nga binarët procesin e rimëkëmbjes nga recesioni.
Ndërkohë, rritja më e shpejtë ekonomike gjatë viteve të fundit ka qenë në tregjet që po fuqizohen, si Kina, Brazili dhe India. Specialistët e FMN-së, thonë se është ende herët për të gjykuar efikasitetin e masave të marra për stabilizimin e ekonomive të përfshira nga kriza e borxhit buxhetor, si Greqia, Irlanda dhe Portugalia.