E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqni pikë për racizëm

Ish qendërmbrojtësi anglez, Sol Campbell i ka bërë thirrje Federatës evropiane të Futbollit, UEFA, të aplikojë penalizmin me pikë si masë parandaluese ndaj racizmit, në vend të gjobave ndaj asociacioneve ndërkombëtare.

Campbell, 38 vjeç, i cili bëri 73 paraqitje për Anglinë ka thënë se UEFA duhet të jep mesazh të fuqishëm pas incidentit të mesjavës në duelin mes ekipeve U-21 të Serbisë dhe Anglisë në Krusevac.

“Ishte një katastrofë. Dukej se nuk kishte kontroll të tifozët, nga zyrtarët dhe për më tepër futbollisti Danny Rose u fye gjatë gjithë ndeshjes e madje edhe u sulmua me gurë”, deklaroi Campbell gjatë një interviste për BBC Radio Five Live të dielën.

“Për mua, ishte e tmerrshme. Më ka ardhur keq për të dhe gjithë futbollistët e tjerë që ishin në fushë sepse të gjithë ata që janë të lidhur me Anglinë me siguri janë ndjerë të prekur. Propozoj që UEFA të penalizojë me pikë skuadrat fajtore për incidente të tilla dhe mendoj se njerëzit duhet të zgjohen”, u shpreh ish futbollisti i pensionuar i Tottenhamit dhe Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›