Barcelona s’e kërkoi Pepen

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarretta mohoi sugjerimet e trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho se gjiganti katalan në të kaluarën kishte shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit Pepe.
“Mourinho nuk e përmendi Barcelonën, apo jo? Në listën tonë të përforcimeve të mundshme, emri i Pepes nuk ka figuruar asnjëherë”, deklaroi Zubizarretta gjatë një konference për shtyp.
“Nga viti 2010, prej kur unë jam këtu, Pepe kurrë nuk ka qenë në listën tonë”, theksoi ish portieri i gjigantit katalan.