Misioni i Plorit te Burreli nis me pikë në Sarandë
Butrinti-Burreli 1-1
Shënues: Xhuvani 84′ / Pjetrani 59′,
Butrinti: Sejdinaj, Xhuvani, Xhibro, Koshi (Papa 46′), Alzeneli, Kola, Rapa, Dalipaj, Muço, Osmani, Di Nardo (Dorti 62′). Trajner: A.Bedini
Burreli: Xhixha, Pepa, Beshi, Hitaj, Murati, Proda, Mata, Farruku (Leskaj 50′), Pjetani, Dikollari (Dalipi 57′), Rahova (Vata 76′). Trajner: E. Plori
Gjyqtarë: K. Cjapi (Fier), N.Rrapaj (Patos), D.Koreshi (Lushnjë),
Kartona të verdhë: Hitaj / Mata
Burreli me në krye trajnerin e sapoemëruar Elvis Plori ka dhënë sinjale se ekipi ka mundësi për të dalë nga situata ku u zhyt në shtatë javët e para. Burreli ka barazuar 1-1 në Sarandë dhe debutimi i Plorit në krye të stolit matjan konsiderohet pozitiv, ndërsa Butrinti ka mbetur i pakënaqur me rezultatin, pasi prej më shumë. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0, ndonëse të dy skuadrat kanë pasur shanset e tyre. Matjanët tregohen të kujdesshëm në lojën e tyre dhe në minutën e 59-të i befasojnë vendasit me golin e Pjetranit. Pas golit matjanët mundohen të administrojnë rezultatin, ndërsa sarandjotët në presion e kërkojnë me çdo mënyrë golin. Nga mënyra se si po rridhte loja u mendua se matjanët do të qëndronin deri në fund, por në minutën e 84-t Xhuvani i shpëton nderin Butrintit duke shënuar. Padyshim pika kënaqi Burrelin, ndërsa tifozeria sarandjote, megjithëse kishte paralajmëruar se matjanët nuk duheshin nënvleftësuar, kanë mbetur të pakënaqur me barazimin.
